BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 110
  • A duhet të pagëzohem?—Pjesa 2: Përgatitja për pagëzim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhet të pagëzohem?—Pjesa 2: Përgatitja për pagëzim
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Sa njohuri duhet të kem?
  • Çfarë duhet të bëj?
  • Të rinj—Si mund të përgatiteni për pagëzimin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • A duhet të pagëzohem?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • A je gati të pagëzohesh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 110
Një e re po bën kërkime për temën e pagëzimit, duke përdorur Biblën dhe botimet e bazuara në Bibël.

TË RINJTË PYESIN

A duhet të pagëzohem?—Pjesa 2: Përgatitja për pagëzim

Nëse po jeton në harmoni me standardet e Biblës dhe nëse po zhvillon një miqësi me Perëndinë, është thjesht e natyrshme të mendosh për pagëzimin. Si ta kuptosh nëse je gati për këtë hap?a

Në këtë artikull

  • Sa njohuri duhet të kem?

  • Çfarë duhet të bëj?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Sa njohuri duhet të kem?

Përgatitja për pagëzimin nuk do të thotë të mësojmë fakte përmendsh, siç mund të bëjë dikush për të marrë një provim në shkollë. Megjithatë, duhet të përdorësh «fuqinë [tënde] për të arsyetuar» që të forcosh bindjen se ajo që mëson Bibla, është e vërteta. (Romakëve 12:1) Për shembull:

  • A je i bindur se Perëndia ekziston dhe se meriton adhurimin tënd?

    Bibla thotë: «Kush i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se ai ekziston dhe se bëhet shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm.»—Hebrenjve 11:6.

    Pyet veten: «Pse besoj te Perëndia?» (Hebrenjve 3:4) «Pse i takon adhurimi im Atij?»—Zbulesa 4:11.

    A ke nevojë për ndihmë? Shih artikullin «Krijim apo evolucion?—Pjesa 1: Pse të besoj se Perëndia ekziston?»

  • A je i bindur se mesazhi i Biblës vjen nga Perëndia?

    Bibla thotë: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të korrigjuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar në drejtësi.»—2 Timoteut 3:16.

    Pyet veten: «Pse besoj se Bibla nuk është një libër që përmban ide njerëzish?»—Isaia 46:10; 1 Selanikasve 2:13.

    A ke nevojë për ndihmë? Shih artikullin «Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 1: Eksploro Biblën tënde».

  • A je i bindur se Jehovai përdor kongregacionin e krishterë për të përmbushur vullnetin e tij?

    Bibla thotë: «[Perëndisë] i qoftë lavdia me anë të kongregacionit dhe me anë të Krishtit Jezu brez pas brezi, në jetë të jetëve!»—Efesianëve 3:21.

    Pyet veten: «Si e shoh atë që mësoj nga Bibla në mbledhjet e krishtere: si mësim nga njerëzit apo nga Jehovai?» (Mateu 24:45) «A i ndjek mbledhjet edhe kur prindërit nuk kanë mundësi (nëse të kanë dhënë leje për këtë)?»—Hebrenjve 10:24, 25.

    A ke nevojë për ndihmë? Shih artikullin «Pse të shkoj në mbledhje në Sallën e Mbretërisë?»

Çfarë duhet të bëj?

Nuk duhet të jesh i përsosur që të pagëzohesh. Gjithsesi, duhet të tregosh se vërtet dëshiron ‘të largohesh nga e keqja dhe të bësh të mirën’. (Psalmi 34:14) Për shembull:

  • A po jeton në harmoni me standardet e Jehovait?

    Bibla thotë: «Mbani një ndërgjegje të mirë.»—1 Pjetrit 3:16.

    Pyet veten: «Si kam treguar se ‘i kam stërvitur aftësitë dalluese, që të dalloj si të drejtën, edhe të gabuarën’»? (Hebrenjve 5:14) «A kujtoj raste specifike kur i kam rezistuar presionit të moshatarëve? A kam zgjedhur miq që më inkurajojnë të bëj atë që është e drejtë?»—Proverbat 13:20.

    A ke nevojë për ndihmë? Shih artikullin «Si ta stërvit ndërgjegjen?»

  • A mban përgjegjësi për veprimet e tua?

    Bibla thotë: «Secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten.»—Romakëve 14:12.

    Pyet veten: «A jam i ndershëm me veten dhe me të tjerët?» (Hebrenjve 13:18) «I pranoj gabimet, apo kam prirjen t’i fsheh ose të fajësoj të tjerët për to?»—Proverbat 28:13.

    A ke nevojë për ndihmë? Shih artikullin «Si t’ia bëj kur gaboj?»

  • A po e ruan miqësinë e ngushtë me Jehovain?

    Bibla thotë: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.»—Jakovi 4:8.

    Pyet veten: «Çfarë po bëj që të afrohem më shumë me Jehovain?» Për shembull: «Sa shpesh e lexoj Biblën?» (Psalmi 1:1, 2) «A lutem rregullisht?» (1 Selanikasve 5:17) «Sa specifike janë lutjet e mia? A janë miqtë e mi edhe miq të Jehovait?»—Psalmi 15:1, 4.

    A ke nevojë për ndihmë? Shih artikujt «Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 2: Bëje të kënaqshëm leximin e Biblës» dhe «Pse duhet të lutem?»

SUGJERIM: Që të përgatitesh për pagëzimin, lexo kapitullin 37 të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 2. Shiko sidomos fletën e punës në faqet 308 dhe 309.

a Lexo artikullin «A duhet të pagëzohem?—Pjesa 1», që flet për kuptimin dhe për rëndësinë që ka t’i kushtohesh Perëndisë dhe të pagëzohesh.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Gabriela.

«Fleta e punës për pagëzimin në librin Të rinjtë pyesin më ka ndihmuar të kuptoja ku duhej të përmirësohesha para pagëzimit. Më ndihmoi edhe të vija synime që doja t’i arrija pas pagëzimit. T’i kushtosh jetën Jehovait, është përgjegjësi e jashtëzakonshme, por edhe privilegji më i madh që mund të ketë dikush.»—Gabriela.

Kalebi.

«Në Bibël tregohet se Pavli i tha Timoteut: ‘Vazhdo në gjërat që mësove dhe u binde të besoje.’ (2 Timoteut 3:14) Veço kohë që të studiosh Fjalën e Perëndisë, që të jesh i bindur në zemër se ajo që mëson, është e vërtetë. Po ia kushton jetën Jehovait—jo njerëzve—ndaj, ndërsa mendon të pagëzohesh, mos harro të marrësh parasysh ndjenjat e Jehovait në radhë të parë.»—Kalebi.

Përmbledhje: Si të përgatitem për pagëzimin?

Shqyrto bindjet e tua. A je i bindur se Perëndia ekziston; se Ai e meriton ta adhurosh; se Bibla është Fjala e tij e frymëzuar? A je i bindur se Jehovai përdor një organizatë që të përmbushë vullnetin e tij?

Shqyrto sjelljen tënde. A po jeton në harmoni me normat e Jehovait? A mban përgjegjësi për veprimet e tua? A po ruan një miqësi të ngushtë me Jehovain?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo