BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w26 qershor f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • «Një dramë simbolike» me vlerë për ne
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • «Një dramë simbolike» me vlerë për ne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Të kemi besim të patundur te Mbretëria
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Do të bëheni «një mbretëri priftërinjsh»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
w26 qershor f. 31

PYETJE NGA LEXUESIT

Cilat janë dy besëlidhjet për të cilat foli apostulli Pavël te Galatasve 4:24?

Pasi foli për marrëdhënien e Abrahamit me Sarën dhe Agarën, apostulli Pavël tha: «Këto gjëra kanë kuptim simbolik, sepse dy gratë përfaqësojnë dy besëlidhje.» (Gal. 4:22-24) Më parë besonim se këto dy besëlidhje ishin besëlidhja e Ligjit dhe besëlidhja e re. Megjithatë, pas kërkimeve të mëtejshme, mendojmë se është e nevojshme të përditësohet mënyra si i kuptojmë këto vargje. Me sa duket Pavli nuk po fliste për besëlidhjen e re, por për besëlidhjen abrahamike. Le të shqyrtojmë disa arsye për këtë.a

Pavli e lidhi shërbëtoren Agarë me malin Sinai. (Gal. 4:25) Agara përfaqësonte besëlidhjen e Ligjit, që u bë në malin Sinai në vitin 1513 p.e.s. (Eks. 19:5, 6) Meqë asnjë njeri i papërsosur nuk mund ta zbatonte plotësisht Ligjin, besëlidhja u kujtonte vazhdimisht judenjve se ishin skllevër të mëkatit. Kjo besëlidhje mund ta ndihmonte kombin e Izraelit të identifikonte Mesinë, sepse do të ishte i vetmi njeri që mund t’i bindej Ligjit në mënyrë të përkryer. Kur Mesia flijoi jetën e tij të përsosur, bëri të mundur që njerëzit e papërsosur të çliroheshin nga mëkati dhe vdekja. (Gal. 3:19, 24, 25) Dhe pasi Jezui e përmbushi qëllimin e Perëndisë, Ligji nuk ishte më i nevojshëm.—Rom. 10:4.

Pavli bëri dallimin mes Agarës dhe Sarës, «gruas së lirë» që lindi «nëpërmjet një premtimi». (Gal. 4:23) Ai premtim ishte besëlidhja abrahamike. (Gal. 3:29; 4:28, 30) Te Zanafilla 22:18, ajo përmblidhet me këto fjalë: «Me anë të pasardhësit tënd [Abraham] do të bekohen gjithë kombet e tokës, sepse ti e dëgjove zërin tim.»

Kjo besëlidhje, që Jehovai e bëri me Abrahamin, hodhi më shumë dritë mbi premtimin që kishte bërë Perëndia në Eden. (Zan. 3:15) Ajo zbuloi se ‘pasardhësi’ i premtuar do të vinte nga Abrahami. Pavli shpjegoi se pjesa kryesore e «pasardhësit» është Jezu Krishti. Mirëpo pjesë e këtij pasardhësi të figurshëm janë edhe ata që i ‘përkasin Krishtit’, pra 144.000 të mirosur që do të qeverisin me Jezuin në Mbretërinë e tij. (Gal. 3:16, 29; Zbul. 14:1-3) Kur të plotësohet premtimi që i bëri Jehovai Abrahamit, do të bekohen me bollëk të gjithë ata që e pranojnë dhe i binden Jezuit.

Pse e bëri këtë arsyetim Pavli? Ai donte të tregonte që nëse judenjtë në kohën e tij ngulnin këmbë të respektohej Ligji, atëherë do të mbeteshin në skllavëri njësoj si Agara. Por, nëse pranonin pjesën kryesore «të pasardhësit» të Abrahamit, Jezu Krishtin, atëherë do të ishin të lirë njësoj si Sara. Do të çliroheshin nga mëkati dhe vdekja. (Gjoni 8:32-34) Po të mos e pranonin Jezuin, kjo tregonte se nuk e kishin kuptuar qëllimin kryesor të besëlidhjes së Ligjit, domethënë t’i çonte te Krishti.

Shumë prej galatasve që po u shkruante Pavli, ishin jojudenj dhe s’kishin qenë kurrë nën Ligj. Mirëpo, disa judenj në kongregacion ngulnin këmbë se të krishterët jojudenj duhej t’i bindeshin Ligjit, ku përfshihej edhe kërkesa për t’u rrethprerë. Pavli arsyetoi se do të ishte marrëzi të futeshin nën ‘skllavërinë’ e Ligjit pasi kishin përjetuar ‘lirinë’ që u kishte sjellë Krishti.—Gal. 5:1, 10-14.

a Kjo përditëson Kullën e Rojës të 15 marsit 2006, f. 10-12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo