THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EKSODI 8-9
Mësime nga krenaria e faraonit
Faraonët e Egjiptit e konsideronin veten perëndi. Kjo na ndihmon të kuptojmë pse faraoni ishte tepër krenar për t’ia vënë veshin Moisiut, Aronit e madje edhe priftërinjve të tij.
A i dëgjon të tjerët kur të japin sugjerime? A e vlerëson kur dikush të këshillon? Apo mendon se ke gjithmonë të drejtë? «Krenaria vjen para rrëzimit.» (Pr 16:18) Sa e rëndësishme është të bëjmë kujdes nga krenaria!