Si të zhvillojmë ndjenjën e urgjencës në predikim?
Duhet zhvilluar ndjenja e urgjencës, dhe ajo është e nevojshme për të mbijetuar në fund të këtij sistemi. Nëse ndjekim përkujtuesit e mëposhtëm, mund të forcojmë ndjenjën tonë të urgjencës.
Lutu rregullisht për Mbretërinë.—Mat. 6:10.
Mbroje zemrën duke lexuar Biblën çdo ditë.—Hebr. 3:12.
Përdore kohën me mençuri.—Efes. 5:15, 16; Filip. 1:10.
Mbaj një sy ‘të thjeshtë’. Mos u shpërqendro nga dëshirat e botës.—Mat. 6:22, 25; 2 Tim. 4:10.
Qëndro vigjilent duke i kushtuar vëmendje përmbushjes së profecive biblike.—Mar. 13:35-37.
Nëse kemi ndjenjën e urgjencës, do të nxitemi të marrim pjesë sa më plotësisht në veprën që nuk ka mbaruar akoma.—Gjoni 4:34, 35.