Programi për javën që fillon më 3 nëntor
JAVA QË FILLON MË 3 NËNTOR
Kënga 79 dhe lutja
Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl kap. 15 ¶11-19 (30 min.)
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 14-18 (10 min.)
Nr. 1: Ligji i përtërirë 15:16–16:8 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Çfarë është mëkati në të vërtetë dhe pse e pranojmë këtë fakt?—rs f. 259 ¶4–f. 260 ¶4 (5 min.)
Nr. 3: Si mund ta përmirësosh komunikimin me prindërit?—yp2 f. 184 ¶3–f. 186 ¶1 (5 min.)
Mbledhja e Shërbimit:
Tema e muajit: «Prediko fjalën, bëje këtë me urgjencë.»—2 Tim. 4:2
10 min.: T’i ndihmojmë fëmijët të bëhen gati për shërbim. Diskutim. Vër videon Bëhu mik i Jehovait—Hajde dalim në shërbim që ta shohë auditori. (Shko te jw.org/sq dhe shih te MËSIME BIBLIKE > FËMIJËT.) Pyeti fëmijët: sa prej jush kanë një çantë shërbimi? Çfarë mbani në të? Cila ishte gjëja e parë që Sara futi në çantë? Çfarë i duhej tjetër? Pasi bëri gati çantën, ç’gjë të rëndësishme do të bënte me mamin? Një nga fëmijët të demonstrojë si do ta prezantonte një nga revistat e muajit.
10 min.: Si e predikojnë disa fjalën me urgjencë? Pjesë ku një plak interviston dy ose tre lajmëtarë që kanë marrë hapa praktikë për të përshtatur programin e tyre që të bëjnë më tepër në shërbim ose që të shërbejnë si pionierë. Në përfundim, përmend mbledhjet për shërbim që janë programuar dhe inkurajoji të gjithë të bëjnë hapa praktikë për të marrë pjesë plotësisht në shërbim.
10 min.: Si është rritur cilësia e shërbimit tuaj? Diskutim nga mbikëqyrësi i shërbimit. Ftoje auditorin të komentojë se si i kanë ndihmuar artikujt e kohëve të fundit «Si të mprehim aftësitë në shërbim?» në aspekte të ndryshme të shërbimit. Në fund, inkurajoji të gjithë të predikojnë me urgjencë duke zbatuar sugjerimet në këta artikuj.—2 Tim. 4:2.
Kënga 100 dhe lutja