BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/13 f. 1
  • Merrni si shembull profetët​—Amosi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Merrni si shembull profetët​—Amosi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • Ta themi me guxim Fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Libri biblik numër 30​—Amosi
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Jehovai do të sjellë gjykimin kundër të ligjve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Amosi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 9/13 f. 1

Merrni si shembull profetët​—Amosi

1. Pse shembulli i Amosit mund të jetë burim inkurajimi për ne?

1 A je ndier ndonjëherë i paaftë për të predikuar ngaqë vjen nga një familje e thjeshtë e nuk ke shumë arsimim? Nëse po, mund të marrësh zemër nga shembulli i Amosit. Ai ishte bari delesh dhe punëtor sezonal, e megjithatë Jehovai e autorizoi të shpallte një mesazh të rëndësishëm. (Amo. 1:1; 7:14, 15) Edhe sot, Jehovai përdor njerëz të përulur e të thjeshtë. (1 Kor. 1:27-29) Ç’mësime të tjera për shërbimin mund të nxjerrim nga profeti Amos?

2. Pse mund të qëndrojmë të palëkundur përballë kundërshtimit në shërbim?

2 Të qëndrojmë të palëkundur përballë kundërshtimit: Kur Amaziahu, një prift i adhurimit të viçit në mbretërinë veriore dhjetëfisëshe të Izraelit, dëgjoi profetizimin e Amosit, me fjalë të tjera i tha: «Ik që këtu! Na lër rehat! Kemi fenë tonë!» (Amo. 7:12, 13) Amaziahu i shtrembëroi fjalët e profetit kur i kërkoi mbretit Jeroboam të ndalonte veprën e Amosit. (Amo. 7:7-11) Por Amosi nuk u tremb. Sot, disa klerikë kërkojnë mbështetje politike në përpjekjet e tyre për të përndjekur popullin e Jehovait. Gjithsesi, Jehovai na siguron se asnjë armë e sajuar kundër nesh nuk do të ketë sukses për shumë kohë.​—Isa. 54:17.

3. Cilat janë sot dy aspektet e mesazhit tonë?

3 Të shpallim gjykimin e Perëndisë dhe bekimet e ardhshme: Edhe pse Amosi profetizoi një mesazh gjykimi kundër mbretërisë dhjetëfisëshe të Izraelit, e mbylli librin biblik që mban emrin e tij me premtimin se Jehovai do të rivendoste popullin e tij e do të derdhte mbi ta bekime të panumërta. (Amo. 9:13-15) Edhe ne predikojmë se po afron ‘dita e gjykimit’ të Perëndisë, por ky nuk është i vetmi aspekt i ‘lajmit të mirë për mbretërinë’ që duhet të shpallim. (2 Pjet. 3:7; Mat. 24:14) Shkatërrimi që do të sjellë Jehovai mbi të ligjtë në Harmagedon do të përgatitë udhën për parajsën në tokë.​—Psal. 37:34.

4. Pse jemi të sigurt se mund ta përmbushim vullnetin e Jehovait?

4 Sigurisht, predikimi i mesazhit për Mbretërinë në këtë botë me shumë kundërshtarë na vë në provë vendosmërinë për të jetuar në lartësinë e kushtimit tonë dhe për të bërë vullnetin e Jehovait. (Gjoni 15:19) Prapëseprapë jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë të na kualifikojë që të përmbushim vullnetin e tij, ashtu si bëri me Amosin.​—2 Kor. 3:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo