«Disa sugjerime për të ofruar revistat në . . . »
Në Mbledhjen e Shërbimit e kemi bërë zakon të trajtojmë çdo muaj një pjesë për të ofruar revistat. Qëllimi i saj nuk është t’u bëjë përmbledhje revistave, por të diskutojë sugjerime për të ofruar revistat. Prandaj, sipas udhëzimeve, vëllai i caktuar bën një prezantim shumë të shkurtër për të nxitur entuziazmin për revistat. Më pas, kërkon sugjerimet e lajmëtarëve për një artikull (ose seri) dhe pastaj kalon te artikuj të tjerë, në mënyrë që të gjithë të ndjekin dhe të mbajnë shënime për sugjerimet që duan të përdorin. Në vend që ta ftojë auditorin të japë një prezantim të plotë, e fton të sugjerojë disa pyetje që ngjallin interes dhe pastaj disa shkrime. Në fund të demonstrohet një prezantim për çdo revistë. Ju inkurajojmë t’i lexoni revistat që më përpara dhe të jeni gati për të dhënë sugjerime. Nëse të gjithë përgatiten mirë, kjo pjesë do të na ndihmojë të mprehim fytyrën e njëri-tjetrit.—Prov. 27:17.