Siti ynë zyrtar—Projektuar për dobinë tonë dhe të të tjerëve
Jezui na këshilloi të predikonim lajmin e mirë për Mbretërinë «në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet». (Mat. 24:14) Që ‘ta kryejmë plotësisht shërbimin’, tri sitet tona watchtower.org, jw-media.org, dhe jw.org janë shkrirë në një sit të vetëm jw.org që ka marrë pamje të re.—2 Tim. 4:5.
‘Gjithë toka e banuar’: Rreth një e treta e popullsisë botërore përdor Internetin. Për shumë veta është bërë burimi kryesor i informacionit, sidomos për të rinjtë. Në sitin tonë, përdoruesit e Internetit do të gjejnë përgjigje të besueshme për pyetje biblike. Ai i njeh me organizatën e Jehovait dhe ua bën të lehtë të kërkojnë studim biblik falas në shtëpi. Kështu lajmi i mirë mund të arrijë edhe në ato vende ku njerëzit nuk kanë shumë mundësi të dëgjojnë mesazhin për Mbretërinë.
«Të gjitha kombet»: Që t’u japim dëshmi ‘të gjitha kombeve’, duhet ta prezantojmë të vërtetën biblike në gjuhë të ndryshme. Ata që vizitojnë sitin jw.org mund të gjejnë kollaj informacione në rreth 400 gjuhë, në më shumë gjuhë se çdo sit tjetër.
Përdoreni sa më mirë: Siti jw.org nuk është vetëm për t’u dëshmuar jobesimtarëve. Është bërë në mënyrë të atillë që të përdoret edhe nga Dëshmitarët e Jehovait. Nëse keni mundësi të hyni në Internet, ju inkurajojmë të njiheni sa më mirë me këtë sit. Më poshtë ka disa sugjerime si ta përdorni.
[Diagrami në faqen 3]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Provoni
1 Shkruani www.jw.org/sq te fusha e adresës së shfletuesit tuaj të Internetit.
2 Lundroni në sit duke klikuar ndarjet kryesore në fillim të faqes, menunë e mundësive dhe linkët.
3 Provoni të hyni në sitin jw.org edhe nëpërmjet pajisjes suaj portative, nëse e keni lidhur me Internetin. Faqja është formatuar që të përshtatet me ekrane të vogla, por informacioni është i njëjtë.