Le të tregojmë mirënjohjen tonë—Përkujtimi do të mbahet më 17 prill
1. Ashtu si psalmisti, cila është ndjenja më se e përshtatshme që duhet të kemi gjatë periudhës së Përkujtimit?
1 Nga mirënjohja për veprat e shumta të mëshirës dhe të shpëtimit të Jehovait, psalmisti pyeti: «Si t’ia kthej Jehovait gjithë të mirat që më ka bërë?» (Psal. 116:12) Sot shërbëtorët e Perëndisë kanë edhe më shumë arsye për t’u ndier mirënjohës. Shekuj pasi u shkruan këto fjalë të frymëzuara, Jehovai i dha njerëzimit dhuratën më të madhe: shpërblesën. Ndërsa përgatitemi të përkujtojmë më 17 prill vdekjen e Krishtit, kemi mjaft arsye të tregojmë mirënjohjen tonë.—Kolos. 3:15.
2. Cilat janë disa arsye përse e vlerësojmë shpërblesën?
2 Bekimet e shpërblesës: Nëpërmjet shpërblesës, mund të marrim ‘faljen e mëkateve’. (Kolos. 1:13, 14) Kjo na bën të mundur që ta adhurojmë Jehovain me një ndërgjegje të pastër. (Hebr. 9:13, 14) Mund t’i afrohemi Jehovait me lirshmëri në të folur kur i lutemi. (Hebr. 4:14-16) Ata që tregojnë besim te shpërblesa, kanë shpresën madhështore të jetojnë përgjithmonë!—Gjoni 3:16.
3. Si mund t’ia tregojmë mirënjohjen tonë Jehovait për shpërblesën?
3 Të tregojmë mirënjohje: Një mënyrë për të treguar mirënjohjen tonë të thellë është duke ndjekur çdo ditë programin për leximin e pjesëve biblike me rastin e Përkujtimit dhe duke medituar për to. Artikulli me titull «A jeni të përgatitur për ditën më të rëndësishme të vitit?» në Kullën e Rojës të 1 shkurtit 2011, ka dalë enkas për të na ndihmuar për këtë gjë. Gjithashtu, mund t’i tregojmë Jehovait në lutje të përzemërta se sa shumë e vlerësojmë shpërblesën. (1 Sel. 5:17, 18) Nëse i bindemi urdhrit të Jezuit dhe jemi të pranishëm në Përkujtim, tregojmë mirënjohjen tonë. (1 Kor. 11:24, 25) Përveç kësaj, mund të imitojmë dashurinë e Jehovait që shtrihet te të gjithë njerëzit dhe të ftojmë sa më shumë të jetë e mundur që të jenë aty bashkë me ne.—Isa. 55:1-3.
4. Për çfarë duhet të jemi të vendosur?
4 Shërbëtorët mirënjohës të Jehovait nuk e konsiderojnë mbajtjen e Përkujtimit si çdo mbledhje tjetër. Është mbledhja më e rëndësishme e vitit. Ndërsa Përkujtimi afron, qofshim po aq të vendosur sa psalmisti i cili shkroi: «Beko Jehovain, o shpirti im, e mos i harro të gjitha ato që ka bërë.»—Psal. 103:2.