Programi për javën që fillon më 21 mars
JAVA QË FILLON MË 21 MARS
Kënga 47 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
bt kap. 1 ¶10-15, tabela në f. 12 (25 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Jobi 6-10 (10 min.)
Nr. 1: Jobi 8:1-22 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: A mjafton vetëm të besojmë te Jezu Krishti, që të shpëtojmë?—rs f. 196 ¶2 (5 min.)
Nr. 3: Si mund ta zbatojmë këshillën që gjendet te Mateu 10:16? (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
15 min.: Përdor Biblën kur përgjigjesh. Diskutim i bazuar në librin Shkolla e Shërbimit në faqet 143-144. Të bëhen dy demonstrime ku lajmëtari i përgjigjet një pyetjeje që mund të bëhet në territorin tuaj. Në demonstrimin e parë, ai jep përgjigjen e duhur por pa përdorur Biblën. Në demonstrimin e dytë, ai përdor Biblën për t’u përgjigjur. Ftoje auditorin të komentojë se përse ishte më i mirë demonstrimi i dytë.
15 min.: «Shpërndarja e ftesave për Përkujtimin fillon më 2 prill.» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Pasi t’u jepet nga një kopje e ftesës së Përkujtimit të gjithë lajmëtarëve, bëj një përmbledhje të saj. Shpjego shkurtimisht masat që janë marrë për të mbuluar me ftesa territorin tuaj. Të demonstrohet një prezantim.
Kënga 109 dhe lutja