BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/10 f. 1
  • A ke një sy të thjeshtë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ke një sy të thjeshtë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • Ta mbajmë syrin të thjeshtë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Një jetë e thjeshtë na ndihmon të lëvdojmë Perëndinë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Rishikimi i asamblesë speciale njëditore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Mençuri për syrin
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 6/10 f. 1

A ke një sy të thjeshtë?

1. Çfarë do të thotë të kesh ‘një sy të thjeshtë’?

1 Gjërat ku ndalim sytë, ndikojnë te veprimet tona. Sa me vend janë fjalët e Jezuit: «Nëse syri yt është i thjeshtë, gjithë trupi do të jetë i ndriçuar.» (Mat. 6:22) Kur në kuptimin frymor syri ynë është «i thjeshtë», përqendrohet në një qëllim të vetëm: në kryerjen e vullnetit të Jehovait. Vëmë në radhë të parë Mbretërinë dhe nuk shpërqendrohemi nga gjërat materiale ose veprimtaritë e panevojshme që bëhen pengesë për shërbimin.

2. Çfarë mund të na e shtrembërojë pikëpamjen, por çfarë do të na ndihmojë në këtë drejtim?

2 Nevojitet vetëshqyrtim: Pikëpamja jonë se për çfarë kemi nevojë mund të shtrembërohet nga reklamat ose nga ajo që kanë të tjerët. Përpara se t’i hyjmë një gjëje ose të blejmë diçka që do të kërkonte shumë kohë, pará ose energji, do të ishte mirë ‘të llogaritnim shpenzimet’ duke pyetur veten: «A do të më ndihmojë të përmirësoj shërbimin ndaj Jehovait apo do të më bëhet pengesë?» (Luka 14:28; Filip. 1:9-11) Gjithashtu, është e mençur që herë pas here të shqyrtojmë se si mund ta thjeshtojmë edhe më shumë jetën për të bërë më tepër në shërbim.—2 Kor. 13:5; Efes. 5:10.

3. Çfarë mësojmë nga një motër që bëri ndryshime për të thjeshtuar jetën?

3 Kur një motër filloi shërbimin si pioniere e rregullt, vendosi të mbante punën në kohë të plotë, megjithëse po të punonte në kohë të pjesshme do të kishte siguruar të ardhura të mjaftueshme për nevojat e saj. Në fund nxori këtë përfundim: «Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve. M’u desh të sakrifikoja dëshirat, që të plotësoja nevojat. Kuptova se gjërave materiale u ikën koha dhe do të rraskapitesha po të përpiqesha për t’i pasur.» Rrethanat e lejuan atë të bënte ndryshime për të thjeshtuar jetën e të gjente një punë tjetër. Kështu mundi të vazhdonte shërbimin si pioniere.

4. Pse është urgjente që të mbajmë një sy të thjeshtë?

4 Për shkak të urgjencës së kohëve, bëhet edhe më e rëndësishme që të mbajmë një sy të thjeshtë. Çdo ditë që kalon, i afrohemi më shumë fundit të këtij sistemi dhe botës së re të Perëndisë. (1 Kor. 7:29, 31) Duke u përqendruar te vepra e predikimit, mund të shpëtojmë veten dhe ata që na dëgjojnë.—1 Tim. 4:16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo