Rishikimi i asamblesë speciale njëditore
Ky material do të shqyrtohet gjatë Mbledhjes së Shërbimit pak javë para dhe pas asamblesë qarkore që do të mbahet gjatë vitit të shërbimit 2006. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masat që të bëhet shqyrtimi paraprak dhe rishikimi, ashtu siç thuhet edhe te Shërbimi ynë i Mbretërisë gusht 2004, faqja 4. Gjatë rishikimit, të gjitha pyetjet duhet të përqendrohen te mënyra se si duhet ta zbatojmë atë që u tha në asamble.
SESIONI I PARADITES
1. Çfarë do të thotë ta mbash syrin të thjeshtë dhe pse kjo është një sfidë në ditët e sotme? («Pse ta mbajmë syrin të thjeshtë?»)
2. Çfarë dobish kemi kur e mbajmë syrin të thjeshtë? («Bekimet që korrim kur mbajmë një sy të thjeshtë»)
3. Çfarë rreziqesh paraqesin veprimtaritë e ashtuquajtura normale? («Të mbajmë një sy të thjeshtë në një botë të ligë»)
SESIONI I PASDITES
4. Si mund t’i inkurajojnë prindërit dhe të tjerët të rinjtë që të kenë synime frymore? («Prindër që i drejtojnë mirë shigjetat e tyre» dhe «Të rinj që kanë synime frymore»)
5. Si mund të ecim përpara bashkë me organizatën e Jehovait (a) si individë? (b) si familje? (c) si kongregacion? («Të përqendruar për të ecur përpara bashkë me organizatën e Jehovait»)