BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/08 f. 1
  • Kemi thesare të çmuara për të dhënë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kemi thesare të çmuara për të dhënë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Të gjejmë thesaret ‘e fshehura me kujdes tek Ai’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Mbaje zemrën te thesaret nga Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Trego mirënjohje për thesaret e padukshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Të grumbullojmë thesare në qiell
    Këndojini lavdi Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 11/08 f. 1

Kemi thesare të çmuara për të dhënë

1 Në Fjalën e Perëndisë gjejmë plot thesare frymore që i çmojmë. (Psal. 12:6; 119:11, 14) Në një rast të veçantë, Jezui përdori ilustrime për të përshkruar aspekte të ndryshme të Mbretërisë dhe pastaj pyeti dishepujt: «A e kapët kuptimin e të gjitha këtyre gjërave?» Pasi mori një përgjigje pozitive, ai u tha: «Për këtë arsye, çdo mësues që mëson në publik, kur mëson për mbretërinë e qiejve, është si një zot shtëpie, i cili nxjerr nga thesari i tij gjëra të reja e të vjetra.»​—Mat. 13:1-52.

2 Të vërtetat biblike që mësuam kur filluam të studionim, mund të shihen si thesare të vjetra. Me anë të një studimi personal të vazhdueshëm të gjërave më të thella të Fjalës së Perëndisë, zbulojmë të vërteta të tjera biblike, që për ne janë thesare të sapozbuluara. (1 Kor. 2:7) Gjithashtu, nëpërmjet ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’ arrijmë të kuptojmë thesare të reja.​—Mat. 24:45.

3 Ne i çmojmë jashtë mase këto thesare frymore, si të vjetrat ashtu edhe të rejat. Kjo na shtyn të kërkojmë që të stërvitemi dhe të fitojmë përvojë si mësues të Fjalës së Perëndisë, duke u dhënë bujarisht të tjerëve të vërtetat e çmuara që kemi mësuar.

4 Të mësojmë nga shembulli i Jezuit: Duke treguar se si ndihej për këto thesare, Jezui bënte çmos që t’ua tregonte të tjerëve. Edhe kur ishte i lodhur, ai nuk reshtte duke nxjerrë thesare nga ‘depoja’ e tij.​—Gjoni 4:6-14.

5 Dashuria për ata në gjendje të mjerë frymore, e shtynte Jezuin të shpërndante thesaret jetëdhënëse të të vërtetave të Perëndisë. (Psal. 72:13) Ai ndiente keqardhje për ata që ishin të uritur frymësisht, dhe u shty «t’u mësonte shumë gjëra».​—Marku 6:34.

6 Të imitojmë Jezuin: Nëse, ashtu si Jezui, i vlerësojmë jashtë mase thesaret tona, do të kemi dëshirën e zjarrtë t’ua tregojmë njerëzve perlat frymore drejtpërdrejt nga Bibla. (Prov. 2:1-5) Megjithëse ndonjëherë mund të jemi të lodhur, do të flasim për të vërtetat e Biblës me zemër plot entuziazëm. (Mar. 6:34) Vlerësimi i thellë për thesaret që kemi, do të na shtyjë të bëjmë gjithçka mundemi, duke u përpjekur gjithmonë të bëjmë një shërbim sa më të plotë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo