Të jemi lajmëtarë që bëjnë përparim
1 Ati ynë qiellor kënaqet kur shërbëtorët e tij përparojnë nga ana frymore. Ky përparim përfshin të bëhesh shërbëtor më i pjekur dhe më i efektshëm për përhapjen e lajmit të mirë. Pavli e inkurajoi mbikëqyrësin Timote që të vazhdonte të ishte i përkushtuar në mënyrë që përparimi i tij të dukej qartë. (1 Tim. 4:13-15) Të gjithë duhet të përpiqemi të rritim cilësinë e shërbimit, edhe nëse jemi lajmëtarë me përvojë.
2 Të vëmë synime personale: Që të përparojmë duhet të vëmë synime. Cilat janë disa synime që mund t’i vëmë vetes? Mund të përpiqemi të bëhemi më të aftë në përdorimin e shpatës sonë frymore, Biblës. (Efes. 6:17) Ndoshta kemi nevojë të përmirësohemi në ndonjë formë shërbimi, si shërbimi rrugor, shërbimi nëpërmjet telefonit ose në territore tregtare. Ose mund të punojmë që të bëjmë rivizita më të efektshme. Dhe një synim tjetër i shkëlqyer është të bëhemi më të aftë për të filluar dhe për të drejtuar studime biblike.
3 Masa ndihmëse: Mbledhjet e kongregacionit, sidomos Shkolla e Shërbimit Teokratik dhe Mbledhja e Shërbimit, kanë një program të atillë që të na ndihmojnë të përmirësohemi si lajmëtarë. Sa më shumë të përpiqemi për t’u përgatitur, për të marrë pjesë në këto mbledhje dhe për të zbatuar ato që thuhen aty, aq më shumë do të përfitojmë prej tyre.—2 Kor. 9:6.
4 Gjithashtu kemi nevojë edhe për ndihmën e njëri-tjetrit. (Prov. 27:17) Mund të na ndihmojnë shumë prezantimet e atyre me të cilët jemi në shërbim, nëse i dëgjojmë me vëmendje. Përveç kësaj, mbikëqyrësi i studimit të librit mund të marrë masa që të na jepet ndihmë personale. Ç’bekim është të kemi ndihmën e një pionieri ose të një lajmëtari me përvojë që të jemi më frytdhënës dhe të gjejmë më shumë gëzim në shërbim! A ka ndonjë lajmëtar të ri në grupin e studimit të librit? Ndoshta mund të marrim iniciativën dhe ta ftojmë për të dalë në shërbim.
5 Vepra më e rëndësishme që bëhet sot është shërbimi i krishterë. Ndërsa i paraqitim Jehovait «një flijim lëvdimi», duam t’i japim më të mirën tonë. (Hebr. 13:15) Nëse përpiqemi të bëjmë përparim si lajmëtarë, do të jemi ai lloj punëtori «që s’ka pse t’i vijë turp për asgjë, që e përdor drejt fjalën e së vërtetës».—2 Tim. 2:15.