BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/08 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 prill
  • Java që fillon më 21 prill
  • Java që fillon më 28 prill
  • Java që fillon më 5 maj
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 4/08 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

SHËNIM: Gjatë muajve të verës te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programohet një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet që nevojiten për të ndjekur Kongresin Krahinor «Të drejtuar nga fryma e Perëndisë». Aty ku është e përshtatshme, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën para kongresit, për të përsëritur këshilla dhe përkujtues nga shtojca e këtij muaji, që zbatohen për zonën tuaj. Një ose dy muaj pas kongresit tuaj, të programohen 15 deri në 20 minuta nga Mbledhja e Shërbimit, (ndoshta duke përdorur pjesën e nevojave lokale) për të rishikuar disa pika të kongresit që i kanë ndihmuar lajmëtarët në shërbim. Rishikimi duhet të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Ftoje auditorin të komentojë se si po i përdorin ose po mendojnë t’i përdorin këto informacione në shërbim.

Java që fillon më 14 prill

Kënga 183

10 min: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 prillit dhe Zgjohuni! e prillit.

15 min: «‘Tregohuni mirënjohës.’»a Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet e cituara.

20 min: «Të ngushëllojmë ata që mbajnë zi.»b Ftoje auditorin të tregojë përvoja të veçanta që kanë pasur kur kanë ngushëlluar dikë që i ka vdekur një njeri i afërt.

Kënga 42

Java që fillon më 21 prill

Kënga 171

10 min: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoji lajmëtarët që javën e ardhshme të marrin me vete në Mbledhjen e Shërbimit Kullën e Rojës të 1 majit dhe Zgjohuni! të majit dhe të jenë të përgatitur të diskutojnë për prezantime të përshtatshme për territorin.

10 min: Nevoja lokale.

25 min: «Një rast për t’u ushqyer frymësisht dhe për t’u gëzuar.»c Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Përmend kongresin ku është caktuar kongregacioni. Rishiko kutinë «Përkujtues për Kongresin Krahinor».

Kënga 197

Java që fillon më 28 prill

Kënga 55

15 min: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin prill. Bëj një rishikim të shkurtër të revistave Kulla e Rojës e 1 majit dhe Zgjohuni! e majit dhe pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë më me interes për territorin dhe pse. Ftoje auditorin të sugjerojë prezantime për artikujt që kanë menduar të prezantojnë. Ç’pyetje mund të bëjnë për të nisur një bisedë? Cilin shkrim do të zgjidhnin nga artikulli? Si do ta lidhnin shkrimin me temën që po flasin? Duke përdorur një prezantim të sugjeruar nga auditori ose prezantimet model nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, të demonstrohet si mund të ofrohet secila prej revistave.

10 min: Kutia e pyetjes. Diskutim me auditorin.

20 min: «‘Ndiqni me kujdes gjurmët e tij.’»d Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet e cituara.

Kënga 65

Java që fillon më 5 maj

Kënga 217

10 min: Njoftime lokale.

15 min: Jehovai kurrsesi nuk do të të lërë. Fjalim inkurajues bazuar në Kullën e Rojës të 15 tetorit 2005, faqet 8-11.

20 min: «Të jemi lajmëtarë që bëjnë përparim.»e Kur të shqyrtohet paragrafi 3, përfshi komente nga pjesa poshtë nëntitullit «Si të nxjerrësh dobi në mënyrë të plotë?», në librin Shkolla e Shërbimit, faqet 6-8.

Kënga 11

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo