Ndihmojini fëmijët të aftësohen në shërbim
1 Prindërit e krishterë kanë një përgjegjësi të madhe për t’i stërvitur fëmijët në shërbim që në moshë të vogël. Kjo mund të arrihet në disa mënyra. Disa fëmijë janë në gjendje të thonë një shkrim nga Bibla, madje edhe para se të mësojnë të lexojnë. Kjo mund t’u bëjë shumë përshtypje dëgjuesve. Ndërsa rriten, fëmijët mund të bëjnë edhe më tepër në shërbim. Si mund t’i ndihmoni ju prindër fëmijët që të marrin pjesë në dhënien e dëshmisë? Ndoshta sugjerimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë.
2 Pas përshëndetjes, mund të thoni:
◼ «Djali im, [emri i tij], di një shkrim të bukur që dëshiron t’jua thotë.» Fëmija mund të thotë: «Nga ky shkrim te Psalmet mësova emrin e Perëndisë. [Fëmija lexon ose thotë përmendësh Psalmin 83:18.] Këto revista tregojnë se çfarë do të bëjë për ne Perëndia Jehova. A doni t’i lexoni?» Në përfundim të bisedës shpjegoni se si përkrahet financiarisht vepra mbarëbotërore e predikimit.
3 Ose mund të provoni këtë prezantim:
◼ «Mirëdita. Po i mësoj vajzës sime se si të tregojë interes për banorët e tjerë të kësaj zone. Ajo ka dëshirë t’ju tregojë një mesazh të shkurtër nga Bibla.» Vajza mund të thotë: «Mua më pëlqen t’i ndihmoj njerëzit duke u treguar shpresën që na jep Bibla për të ardhmen. [Fëmija lexon ose thotë përmendësh Zbulesën 21:4.] Këto revista shpjegojnë se çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për ne. Mendoj se do t’ju pëlqejë t‘i lexoni.»
4 Nëse vazhdimisht bëjnë prezantime të thjeshta, fëmijët do të fitojnë siguri në aftësinë e tyre për të përhapur mesazhin e Mbretërisë. Provat që bëni bashkë për të folur qartë dhe me volumin e duhur, do t’i aftësojnë për të folur në rrethana të ndryshme. Një parapërgatitje e mirë dhe lavdërimet e sinqerta do t’i ndihmojnë të vegjlit të shprehin besimin e tyre.
5 Nga një inkurajim i tillë, shumë të rinj janë kualifikuar si lajmëtarë të papagëzuar. Çfarë gëzimi është kur shohim që fëmijët tanë bëhen më të aftë në shërbimin e krishterë!—Psal. 148:12, 13.