Njoftime
Literatura që do të ofrohet në muajt korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Një libër për të gjithë njerëzit, Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? Shtator: A ka një Krijues që interesohet për ju? Nëse i zoti i shtëpisë nuk e pranon librin, prezantojini broshurën Qëndroni vigjilentë! Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Në rastet kur tregohet interes, ju lutemi të prezantoni broshurën Çfarë kërkon?
◼ Duke filluar nga shtatori, mbikëqyrësit qarkorë do të mbajnë fjalimin publik me temë: «Pse të udhëhiqemi nga Bibla?»
◼ Këshillohet që kërkesat për shërbimin si pionierë të rregullt të dërgohen në zyrën e degës të paktën 30 ditë para datës që dëshirojnë ta fillojnë këtë shërbim. Sekretari i kongregacionit duhet ta kontrollojë formularin për t’u siguruar që është plotësuar i gjithi. Nëse ai që bën kërkesën nuk e mban mend datën e saktë të pagëzimit, duhet të llogaritë një datë të përafërt dhe ta përdorë gjithnjë këtë datë. Sekretari duhet ta shënojë këtë datë në skedën Regjistrim i Lajmëtarit të Kongregacionit (S-21).
◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të sigurohen që të kenë një Letër të emërimit si pionier (S-202) për çdo pionier të rregullt në kongregacion. Nëse nuk kanë, u lutemi t’i shkruajnë zyrës së degës.