Të nxjerrim dobi nga videokaseta Jo Gjak: Mjekësia përballon sfidën
Sa i informuar je për mundësitë që ofron mjekësia pa gjak? A i di se cilat janë disa nga alternativat e transfuzionit dhe se si funksionojnë? Shikoni këtë videokasetë dhe provoni njohurinë tuaj me anë të pyetjeve të mëposhtme.—Shënim: Për shkak se në videokasetë ka edhe skena të shkurtra kirurgjikale, prindërit duhet të tregohen të matur për të vendosur nëse fëmijët duhet ta shohin apo jo.
(1) Cila është arsyeja kryesore që Dëshmitarët e Jehovait refuzojnë transfuzionet e gjakut dhe ku gjendet ky parim në Bibël? (2) Kur bëhet fjalë për trajtimin mjekësor, cila është dëshira jonë? (3) Cila është e drejta bazë e pacientit? (4) Pse është e arsyeshme dhe e mençur që të mos pranojmë transfuzion gjaku? (5) Në rast se një pacient ka humbur shumë gjak, cilat janë dy përparësitë urgjente që kanë mjekët? (6) Çfarë pasojash shëndetësore mund të vijnë nga transfuzioni i gjakut? (7) Çfarë mjetesh kanë në dispozicion kirurgët për ta pakësuar humbjen e gjakut që ndodh gjatë një operacioni? (8) Për çfarë duhet të jesh i informuar në lidhje me alternativat e tjera përveç transfuzionit? (9) A mund të kryhen operacione të rënda dhe të ndërlikuara pa transfuzion gjaku? (10) Çfarë janë të gatshëm të bëjnë një numër gjithnjë e më i madh mjekësh, për Dëshmitarët e Jehovait dhe çfarë mund të kthehet në një standard mjekimi për të gjithë pacientët?
Pranimi i secilës prej këtyre mundësive të mjekimit që paraqiten në videokasetë është një vendim personal, që varet nga ndërgjegjja.—Shih Kullën e Rojës të 15 qershorit 2004, f. 22-24, 29-31, dhe Kullën e Rojës të 15 tetorit 2000, f. 30 dhe 31.