Përkujtues për Përkujtimin
Mbajtja e Përkujtimit këtë vit do të mbahet të dielën, më 4 prill. Pleqtë duhet t’u kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme:
◼ Kur caktoni orarin e mbledhjes, sigurohuni që emblemat të mos kalohen para se të ketë perënduar dielli.
◼ Secili, përfshirë edhe oratorin, duhet të jetë i informuar për orën dhe vendin e saktë ku do të mbahet Përkujtimi.
◼ Duhet të jetë siguruar dhe bërë gati lloji i përshtatshëm i bukës dhe i verës.—Shih Kullën e Rojës, 15 shkurt 2003, faqet 14, 15.
◼ Pjatat, gotat, një tryezë dhe një mbulesë tryeze e përshtatshme duhet të sillen në sallë dhe të vendosen më përpara.
◼ Salla e Mbretërisë ose ndonjë vend tjetër mbledhjeje duhet të jetë krejtësisht e pastër përpara kohe.
◼ Përcjellësit dhe ata që kalojnë emblemat, duhet të jenë zgjedhur dhe udhëzuar më përpara për detyrat e tyre, për procedurën e përshtatshme që duhet ndjekur, si dhe për nevojën për të pasur një veshje, krehje dhe një paraqitje të jashtme dinjitoze.
◼ Duhen marrë masa për t’i shërbyer çdo njërit prej të mirosurve që është i sëmurë dhe s’mund të jetë i pranishëm.
◼ Nëse është programuar që e njëjta Sallë Mbretërie të përdoret nga disa kongregacione, duhet bërë një bashkërendim i mirë ndërmjet kongregacioneve, në mënyrë që të shmangen ngjeshjet e panevojshme në sallë, në hyrje, në trotuare dhe në vendqëndrimin e makinave.