BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/04 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 3/04 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në mars: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike. Në rast se disa njerëz tashmë e kanë këtë botim, mund të ofrohet libri Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, ku mund të përfshihen edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por nuk shoqërohen aktivisht me organizatën, kini si synim që të lini librin Të adhurojmë Perëndinë. Duhen bërë përpjekje për të filluar studime biblike me ta, sidomos nëse disa prej tyre tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Kur të përdorni broshurën, përqendrohuni që të filloni studime biblike.

◼ Zyra e degës nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet degës. Kështu të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi, të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.

◼ Ju kujtojmë që kongregacionet duhet të marrin masat e nevojshme për të kremtuar Përkujtimin, i cili këtë vit do të mbahet të dielën më 4 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Për këtë arsye, të gjitha kongregacionet në Shqipëri e në Kosovë do t’i kalojnë emblemat pas orës 19.15.

◼ Në muajin dhjetor përfundoi seria prej 8 asamblesh qarkore, që u mbajtën në Shqipëri. Në to morën pjesë gjithsej 4.540 veta, një maksimum i ri, dhe u pagëzuan 95 veta.

◼ Në datën 29 dhe 30 nëntor 2003 u mbajt asambleja qarkore në Prishtinë. Kishte 254 të pranishëm. Ky është një maksimum i ri për asambletë qarkore në Kosovë. Gjithashtu, u pagëzuan 7 veta.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo