Një vepër që na freskon
1 Mesazhi i Biblës i freskon të gjithë ata që e pranojnë dhe veprojnë sipas tij në jetën e tyre. (Psal. 19:7, 8) I ndihmon për t’u liruar nga mësimet e rreme, praktikat e dëmshme dhe u jep një shpresë të sigurt për të ardhmen. Megjithatë nuk nxjerrin dobi vetëm njerëzit që e marrin lajmin e mirë. Edhe ata që u flasin të tjerëve për të vërtetat freskuese biblike, ndihen të freskuar.—Prov. 11:25.
2 Të rigjallëruar nga shërbimi: Jezui tha se ata që e pranojnë zgjedhën për të qenë dishepuj të krishterë, e cila përfshin veprën e predikimit dhe të bërjes së dishepujve, ‘do të gjejnë freskim për shpirtrat e tyre’. (Mat. 11:29) Edhe ai vetë ndihej i rigjallëruar kur u dëshmonte të tjerëve. Ishte si ushqim për të. (Gjoni 4:34) Kur i dërgoi 70 dishepujt për të predikuar, ata gëzoheshin kur shihnin se Jehovai po i mbështeste përpjekjet që po bënin.—Luka 10:17.
3 Njësoj si Jezui, shumë të krishterë sot ndihen të rigjallëruar nga pjesëmarrja në veprën e predikimit. Një motër tha: «Shërbimi është freskues, sepse i jep drejtim dhe qëllim jetës sime. Kur shkoj në shërbim, problemet personale dhe streset e përditshme harrohen.» Një tjetër shërbëtore e zellshme tha: «Shërbimi . . . ma bën Jehovain real çdo ditë dhe më jep paqe e njëfarë lumturie të brendshme që nuk mund të arrihet në ndonjë mënyrë tjetër.» Çfarë privilegji kemi që jemi «bashkëpunëtorë të Perëndisë»!—1 Kor. 3:9.
4 Zgjedha e Krishtit është e këndshme: Ndonëse të krishterët nxiten ‘të përpiqen fuqimisht’, Jezui nuk kërkon më shumë se sa kemi mundësi të japim. (Luka 13:24) Në të vërtetë, ai na fton me dashuri ‘të marrim mbi vete zgjedhën e tij’. (Mat. 11:29 BR, shënimi) Ata që duhet të përballojnë rrethana të vështira mund të kenë besim se shërbimi i tyre me gjithë shpirt, ndonëse i kufizuar, i pëlqen Perëndisë.—Mar. 14:6-8; Kolos. 3:23.
5 Sa freskuese është t’i shërbejmë një Perëndie që vlerëson gjithçka që bëjmë për hir të emrit të tij! (Hebr. 6:10) Le të përpiqemi fort t’i japim atij gjithmonë më të mirën tonë!