Ndërtimi ndërkombëtar i Sallave të Mbretërisë në disa vende të Evropës
1 Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit vepra e Dëshmitarëve të Jehovait në disa vende të Evropës, përfshirë Evropën Lindore, ishte e kufizuar. Në shumicën e rasteve kufizimet ishin mjaft të mëdha. Ishte e vështirë të mbaje mbledhje hapur dhe ishte thuajse e pamundur të kishe një Sallë Mbretërie ku mund të mbaheshin mbledhjet. Megjithatë, në vitet e fundit Jehovai «ka bërë shumë gjëra të mëdha për ne dhe jemi tërë gëzim».—Psal. 126:3.
2 Duke filluar nga viti 1983, kontrolli i rreptë mbi Dëshmitarët e Jehovait filloi të dobësohej. Në vitin 1989, në Poloni dhe në Hungari Dëshmitarët e Jehovait u njohën ligjërisht. Në vitin 1991, Dëshmitarët e Jehovait në Rusi u regjistruan ligjërisht. Që atëherë vepra ka lulëzuar në Rusi dhe në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik. Nga marsi i vitit 1996 e deri në tetor të vitit 1998, Trupi Udhëheqës miratoi kërkesat për hua, të bëra nga zyrat e degëve që mbikëqyrin 11 vende evropiane, për ndërtimin e 359 Sallave të Mbretërisë.
3 Ndërsa shihni fotografitë në këtë shtojcë, meditoni për gjërat e mëdha e të mrekullueshme që ka bërë Jehovai për popullin e tij. (Psal. 136:4) Kënaquni kur shihni që kontributet e vëllazërisë mbarëbotërore po përdoren në mënyrë të shkëlqyer. Ato tregojnë fjalët e Jezuit, të dokumentuara te Gjoni 13:35: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri mes jush.»
4 Një ndër vendet evropiane që përfitoi nga masa për të ndihmuar në ndërtimin e Sallave të Mbretërisë në vendet me të ardhura të kufizuara është Rumania, ku që nga korriku i vitit 2000 janë ndërtuar 36 Salla Mbretërie. Duke përdorur një model standard pothuajse për të gjitha Sallat e Mbretërisë, në vitin 2001 Ukraina ndërtoi 61 salla, kurse në vitin 2002 u ndërtuan 76 të tjera. Me ndihmën e parave që janë dhënë si kontribute për Fondin e Sallave të Mbretërisë, janë ndërtuar qindra Salla Mbretërie në Bullgari, Jugosllavi, Kroaci, Maqedoni, Moldavi dhe Rusi.
5 Ndërtimi i Sallave të Mbretërisë në disa vende nuk ka qenë i lehtë dhe duhen bërë shumë përpjekje para se ai të fillojë. Shpesh përgatitjet për ndërtim hanë shumë kohë. Gjithashtu, edhe kostoja e ndërtimit të një Salle Mbretërie në Evropë është shumë më e lartë se në mjaft vende të Afrikës ose Amerikës së Jugut. Sidoqoftë, falë rritjes së madhe të numrit të atyre që adhurojnë Jehovain, nevojiten ende qindra Salla Mbretërie në vendet evropiane me të ardhura të kufizuara !
6 Sa e mrekullueshme është të shikojmë një rritje kaq të shpejtë në ndërtimin e këtyre Sallave të Mbretërisë! Shumë përvoja tregojnë se u është dhënë një dëshmi e shkëlqyer fqinjëve që jetojnë në vendet ku janë ndërtuar këto salla. Në disa zona autoriteteve të vendit u ka lënë mbresa fryma e gatishmërisë që është treguar për zbatimin e projektit të ndërtimit.
7 Isaia me të drejtë profetizoi për rritjen në adhurimin e vërtetë në këtë kohë. Nëpërmjet këtij profeti, Perëndia paratha: «Unë vetë, Jehovai, do ta shpejtoj atë në kohën e duhur.» (Isa. 60:22, BR) Sigurisht, dhjetëvjeçari i fundit ka treguar se është koha e Jehovait për rritjen e veprës në Evropën Lindore. Jehovai vazhdoftë të derdhë bekimet e tij të pasura mbi përpjekjet për të shpejtuar ndërtimin e Sallave të Mbretërisë në shumë vende, ndërkohë që i japim mbështetje të mëtejshme Fondit të Sallave të Mbretërisë! Kjo do të bëjë që të shtohen më shumë Salla Mbretërie në vendet me të ardhura të kufizuara. Do të sjellë një rritje në adhurimin e pastër në shumë pjesë të Evropës dhe një dëshmi më të madhe, e cila do të jepet deri në «skajet e tokës».—Vep. 13:47.
[Figurat në faqen 3]
Kompleksi i Sallave të Mbretërisë Moskë, Rusi
[Figurat në faqet 4-6]
Salla Mbretërie të reja në Evropën Lindore
Strumikë, Maqedoni
Daruvar, Kroaci
Bitolë, Maqedoni
Sokal, Krahina e Lvivit, Ukrainë
Mladost, Bullgari
Kurdzhipski, Mikop, Rusi
Baçki-Petrovac, Jugosllavi
Plovdiv, Bullgari
Tlumak, Krahina e Ivano-Frankivskut, Ukrainë
Rava-Ruskë, Krahina e Lvivit, Ukrainë
Starë-Pazova, Jugosllavi
Zenicë, Bosnjë-Hercegovinë.
Sokal, Krahina e Lvivit, Ukrainë
Zhidaçiv, Krahina e Lvivit, Ukrainë