BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/03 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 5/03 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Lajmëtarët duhet t’u shpjegojnë njerëzve që nëse dëshirojnë, mund të japin kontribute për veprën mbarëbotërore. Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, të cilat mund të përfshijnë ata që kanë ndjekur Përkujtimin ose edhe ngjarje të tjera teokratike, por nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni kryesisht t’u ofroni librin Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë. Duhet bërë çdo përpjekje për të filluar një studim biblik në shtëpi, sidomos në qoftë se disa individë tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Në rast se disa njerëz tashmë i kanë këto botime, mund të ofroni librin Të rinjtë pyesin. Korrik dhe gusht: Një nga këto broshura 32-faqëshe: Një libër për të gjithë njerëzit; Një jetë e kënaqshme; Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata?; A duhet të besosh në Trinitet?; A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? dhe Udhëheqja e Perëndisë: Rruga jonë për në Parajsë, si dhe libreza Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë.

◼ Ditën e diel, më 1 qershor 2003, me rastin e vizitës së mbikëqyrësit të zonës, të gjitha kongregacionet dhe grupet në Shqipëri dhe Kosovë, janë të ftuara të marrin pjesë në një program të veçantë, që do të mbahet në Tiranë, në stadiumin «Selman Stermasi».

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër, i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 qershor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të jetë bërë kjo, të bëhet një njoftim në kongregacion pas leximit të raportit mujor të llogarisë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo