Njoftime
◼ Oferta e literaturës për tetorin: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!. Kur në rivizita gjendet interes, mund të ofrohet një pajtim. Duke filluar nga 16 tetori, do të shpërndahet Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Nëntor: Do të vazhdojë të shpërndahet Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Kongregacionet që mbulojnë të tërë territorin e tyre, duke i takuar të gjithë pronarët e shtëpive dhe duke u lënë një kopje të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, mund të ofrojnë broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria. Nëse njerëzit tashmë i kanë ato, mund të përdoret ose libri Ti mund të jetosh, ose libri Krijimi. Dhjetor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme me Përkthimin Bota e Re. Janar: Një nga këta libra që kongregacioni ka në dispozicion: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë, Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë dhe Sekreti i lumturisë familjare.
◼ Shtojca për këtë numër të Shërbimi ynë i Mbretërisë është «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2001» dhe duhet ruajtur për referime të mëtejshme gjatë vitit 2001.
◼ Nëse duke filluar nga 1 janari, kongregacioni juaj ndryshon oraret e mbledhjeve, sekretari i kongregacionit të njoftojë zyrën e Shoqatës për këtë ndryshim, duke paraqitur formularin (S-5) Informacion i Mbledhjes së Kongregacionit.
◼ Duke nisur me javën që fillon më 5 shkurt 2001, në Studimin e Librit të Kongregacionit do të trajtohet libri A ka një Krijues që interesohet për ju?. Kongregacionet që kanë nevojë për një sasi librash të tillë, duhet t’i porositin ata në kërkesën tjetër mujore për literaturë. Duke filluar nga nëntori 2000, broshura e pyetjeve që do të përdoret me librin Krijues, do të përfshihet automatikisht në dërgesën e literaturës. Kongregacioneve nuk do t’u duhet të bëjnë kërkesë për këto broshura.
◼ Nga 1 korriku u emëruan dy kongregacione të reja: Kukës e Lezhë. Me këto emërime aktualisht në Shqipëri ka 48 kongregacione dhe 23 grupe.
◼ Ju informojmë se për vitin e shërbimit 2000-2001, janë programuar asambletë si vijon:
Asambletë speciale njëditore 2000:
1 tetor: Prishtinë
Korçë
8 tetor: Tiranë
Berat
15 tetor: Shkodër
Fier
22 tetor: Vlorë
Elbasan
29 tetor: Durrës
Gjirokastër
Asambletë qarkore 2001:
3-4 mars: Tiranë
17-18 mars: Durrës
31 mars-1 prill: Fier
14-15 prill: Gjirokastër
21-22 prill: Korçë
28-29 prill: Berat
12-13 maj: Prishtinë
◼ Botime të reja në dispozicion:
Profecitë e Isaisë: Dritë për gjithë njerëzimin I—Gjuha: angleze, frënge, greke, italiane, japoneze, koreane, portugeze, ruse, spanjolle, shqipe, tagaloge, vietnameze
Jehovai: Kush është Ai? (Fletushka Nr. 23)—Gjuha: holandeze, hindu
Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata? Çfarë besojnë?—Gjuha: angleze, frënge, greke, italiane, spanjolle
Njohuria që të çon në jetën e përhershme—Gjuha: kreole haitiane, kuangali, nepale
Indeksi i botimeve Watch Tower 1998—Gjuha: gjermane, italiane, portugeze
A do të mbarojnë ndonjëherë vuajtjet? (Fletushka Nr. 75)—Gjuha: kamboxhiane
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!—Gjuha: angleze, armene, kineze, frënge, greke, italiane, japoneze, koreane, portugeze, rumune, ruse, spanjolle, shqipe, tagaloge, vietnameze
◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:
Meloditë e Mbretërisë Vëllimi 9(kasetë teke)
Numrat (seri prej tre kasetash)—Gjuha: holandeze
Lajmi i mirë sipas Mateut (seri prej tre kasetash)—Gjuha: kineze (mandarin)
Lajmi i mirë sipas Markut (seri prej dy kasetash)—Gjuha: holandeze, kineze (mandarin)
Sekreti i lumturisë familjare (pesë kaseta në një album)—Gjuha: koreane
Shembuj paralajmërues për ditët tona (Dramë, kasetë teke)—Gjuha: angleze
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? (kasetë teke)—Gjuha: kamboxhiane, ukrainase
◼ Kompakt disqe të rinj në dispozicion:
Meloditë e Mbretërisë Vëllimi 9
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
E gjithë shoqëria jonë e vëllezërve—Gjuha: angleze