BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/00 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • A keni një territor personal?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Dobitë e territorit personal
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Si të predikojmë në një territor tregtar?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Harta për të plotësuar nevojat tuaja
    Zgjohuni!—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 8/00 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ A duhet të kenë kongregacionet një hartë të plotë të territorit, të paraqitur në Sallën e Mbretërisë?

Po, një hartë e plotë e territorit duhet montuar në një kornizë dhe duhet varur në një nga muret e Sallës së Mbretërisë. Harta nuk duhet vënë në tabelën e informacionit. Ajo duhet të tregojë kufijtë e përgjithshëm të territorit që i është caktuar kongregacionit dhe kufijtë e çdo territori të veçantë me numrin përkatës. Duhen treguar kufijtë e territorit të të gjitha kongregacioneve që përdorin të njëjtën Sallë Mbretërie. Kjo gjë do t’i ndihmojë lajmëtarët, si edhe personat e rinj të interesuar, që të përcaktojnë se në territorin e cilit kongregacion banojnë. Përcaktimi në hartë i vendeve ku mbahet Studimi i Librit të Kongregacionit, do t’i ndihmojë, gjithashtu, të gjithë që të gjejnë studimin e librit në të cilin janë caktuar. Harta duhet të mbahet e përditësuar.

Një hartë e tillë shërben si një përkujtues për të gjithë lajmëtarët që, nëse është e mundur, do të ishte mirë të kishin një territor personal. Harta është e dobishme për ata që duan të zgjedhin një territor afër shtëpisë së tyre. Ndonjëherë mund të kursejë kohë në mbledhjet për shërbim, duke i dhënë mundësi drejtuesit që ta drejtojë shpejt çdo grup lajmëtarësh për në zonën ku është caktuar të punojë.

Veç kësaj, harta jep dëshmi se kongregacioni është i organizuar për të predikuar mesazhin e Mbretërisë në të gjithë territorin që i është caktuar.​—Luka 9:6.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo