BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/00 f. 3-4
  • A po i sjellim dobi vetes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po i sjellim dobi vetes?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Mbledhje që ‘na nxitin të shfaqim dashuri dhe të bëjmë vepra të shkëlqyera’
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Mblidhemi për të adhuruar
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Mbledhjet u sjellin dobi të rinjve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Mbledhje që na nxisin në dashuri dhe vepra të shkëlqyera
    Dëshmitarët e Jehovait​—Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 8/00 f. 3-4

A po i sjellim dobi vetes?

1 Miliona njerëz sot duan të dinë si t’i kapërcejnë problemet dhe si të çojnë një jetë të lumtur. Ata përpijnë çdo libër me udhëzime për të ndihmuar veten ose u drejtohen grupeve dhe organizatave për të marrë këshilla se si ta përmirësojnë jetën e tyre. Ndoshta disa mund të tregojnë për dobitë e kufizuara që kanë nxjerrë nga kjo. Por, duke gjykuar në bazë të cilësisë së jetës së sotme, a kanë mësuar në përgjithësi njerëzit të gëzojnë një jetë të qetë e thellësisht të kënaqshme nëpërmjet programeve udhëzuese njerëzore? Vështirë se po!​—1 Kor. 3:18-20.

2 Nga ana tjetër, Krijuesi ynë siguron falas udhëzimin më të dobishëm për të gjithë ata që do ta dëgjojnë. Jehovai do që të gjithë të përfitojnë nga mësimi i tij. Me bujari ka siguruar Fjalën e tij të frymëzuar për ta udhëhequr njerëzimin në udhën e drejtësisë dhe ka bërë që lajmi i mirë i Mbretërisë së tij të shpallet në mbarë tokën. (Psal. 19:7, 8; Mat. 24:14; 2 Tim. 3:16) Një jetë me të vërtetë e lumtur lidhet drejtpërdrejt me faktin nëse u kushtojmë ose jo vëmendje urdhërimeve të Jehovait.​—Isa. 48:17, 18.

3 Udhëheqja e Jehovait është shumë më e lartë se ajo që ofron bota nëpërmjet ndonjë libri udhëzues për të ndihmuar veten ose programeve për përmirësimin e vetes. Ne mund të marrim ndihmë të vërtetë dhe të nxjerrim dobi të përhershme nëse përfitojmë plotësisht nga sigurimet e Jehovait që tregohen në Fjalën e tij dhe mësohen nga organizata e tij.​—1 Pjet. 3:10-12.

4 T’i sjellim dobi vetes me anë të mbledhjeve të kongregacionit: Sot, Jehovai tregon se interesohet vërtet për ne duke na mësuar udhët e tij, dhe ne nxjerrim dobi duke u kushtuar vëmendje udhëzimeve të tij. Të pesë mbledhjet tona javore janë dëshmi e interesit të dashur të Jehovait. Kur ndjekim mbledhjet e kongregacionit, njohuria jonë për Perëndinë rritet. Mësojmë si të mbrojmë veten nga ajo që është e keqe, duke iu afruar më shumë Jehovait. Në këtë mënyrë ngrihemi moralisht.

5 Jo vetëm kaq. Në mbledhjet e kongregacionit kemi mundësi të «zgjerohemi». (2 Kor. 6:13) Kjo përfshin të njihemi me të tjerët në kongregacion. Nxjerrim dobi nga një shkëmbim inkurajimi, si ai që përshkroi apostulli Pavël në letrën e tij drejtuar romakëve. (Rom. 1:11, 12) Kur u shkroi hebrenjve, ai i këshilloi me forcë ata që mund të ishin duke zhvilluar zakonin e braktisjes së shoqërisë së krishterë.​—Hebr. 10:24, 25.

6 Kënaqësia dhe gëzimi në jetë lidhen drejtpërdrejt me faktin se sa të interesuar jemi për mirëqenien e të tjerëve. Inkurajohemi të kërkojmë mënyra që i kontribuojnë lumturisë së të tjerëve. Prandaj, mbledhjet tona të krishtere, janë pa dyshim për dobinë tonë personale dhe për dobinë e atyre me të cilët kultivojmë një miqësi të shëndetshme. Ajo që kërkohet nga ne, është pjesëmarrja në to me gjithë zemër.

7 Apostulli Pavël theksoi diçka të ngjashme në këshillën që i dha Timoteut kur shkroi: «Stërvitu duke pasur si synim devocionin hyjnor.» (1 Tim. 4:7) Mund të pyesim veten: ‘A po stërvitem? A po mësoj të nxjerr dobi nga ajo që dëgjoj në mbledhjet e kongregacionit?’ Përgjigjet tona do të jenë po, nëse i kushtojmë vëmendje asaj që dëgjojmë në mbledhje dhe përpiqemi ta zbatojmë atë që mësojmë. Me sytë e besimit, duhet të arrijmë të shohim përtej vëllezërve që na japin mësimin dhe të shohim Jehovain si Mësuesin e Madh të popullit të tij.​—Isa. 30:20.

8 Shkolla e Shërbimit Teokratik dhe Mbledhja e Shërbimit: Këto dy mbledhje kanë për qëllim të na ndihmojnë të jemi të efektshëm në shërbimin e krishterë. Shkolla e Shërbimit Teokratik është pikërisht për këtë qëllim​—një shkollë me studentë që stërviten dhe marrin këshilla rregullisht. Ne kemi mundësinë të tregojmë përparimin tonë si oratorë publikë dhe si mësues të Fjalës së Perëndisë. Por për të përfituar tërësisht nga shkolla, duhet të regjistrohemi, ta ndjekim, të marrim pjesë në mënyrë aktive e të rregullt dhe t’i marrim me zemër caktimet. Duke pranuar dhe duke zbatuar këshillën që jepet do të ndihmohemi të bëjmë përparim.

9 Mbledhja e Shërbimit na mëson rëndësinë e shërbimit të krishterë dhe na tregon si mund të marrim pjesë në veprën e bërjes së dishepujve. A po nxjerrim plotësisht dobi ne dhe familja jonë nga ajo që prezantohet në këto dy mbledhje? Një çift i krishterë vëren: «Në një Mbledhje Shërbimi dëgjuam se duhet të shqyrtojmë si familje shkrimin e ditës. Atëherë nuk e bënim këtë, por tani e bëjmë.» Në ç’mënyrë nxorën dobi për veten? Ata pranojnë: «Shohim se bisedat tona përreth tryezës së ngrënies janë më të këndshme. S’ka më zënka në kohën që hamë.» A përfitojnë edhe fëmijët e vegjël nga mbledhjet? Po. Nëna thotë: «Duket qartë që mbledhjet ndikojnë thellësisht te fëmijët tanë. Një ditë, e dëgjuam djalin tonë gjashtëvjeçar duke thënë gënjeshtra. Por po atë javë, fjalimi i stërvitjes në mbledhje ishte rreth gënjeshtrës. Me shprehjen e fajtorit më të madh në fytyrë, djali ynë vështroi të atin dhe u struk në ndenjësen e tij. Ai nxori mësim nga kjo dhe pas kësaj nuk patëm më probleme.»

10 Një motër pionere thotë se i pëlqen fakti që në Mbledhjen e Shërbimit jepen sugjerime për të përmirësuar shërbimin. Përse? Ajo shpjegon: «Ndodh që bie në një gjendje monotonie në shërbim. Ndonjëherë mendoj se ajo që sugjerohet në Shërbimi ynë i Mbretërisë nuk do të jetë e efektshme. Por kur dëgjoj në Mbledhjen e Shërbimit se duhet t’i provojmë sugjerimet që jepen, ndizem nga entuziazmi që t’i zbatoj ato në praktikë. Kjo gjë e gjallëron shërbimin që bëj!» Pasi kishte disa javë që zbatonte udhëzimin e dhënë për të bërë përpjekje që të fillohet një studim biblik që me vizitën e parë, ajo filloi një studim që në vizitën e parë me një vajzë që po lutej për ndihmë.

11 Kur dëgjojmë një fjalim që përfshin këshilla biblike rreth zgjedhjeve personale që bëjmë, a e ndiejmë se është Jehovai që po na flet drejtpërdrejt? Një vëlla i konsideroi këshillat në këtë mënyrë. Ai tha: «Kohët e fundit, në një mbledhje u mbajt një fjalim ku një vëlla diskutoi se cilat forma zbavitjeje ishin të përshtatshme për të krishterët dhe cilat jo. Zakonisht më pëlqente të shikoja boks në televizor. Por pas asaj mbledhjeje arrita në përfundimin që ky lloj sporti hynte në kategorinë e zbavitjeve që ishin të papërshtatshme për të krishterët. Kështu, nuk shoh më boks.» Po, ndonëse ky vëlla kishte zhvilluar simpati për diçka të dhunshme, ai me përulësi iu përgjigj udhëheqjes së Jehovait.​—Psal. 11:5.

12 Mbledhja publike, Studimi i Kullës së Rojës dhe Studimi i Librit i Kongregacionit: Fjalimet publike që dëgjojmë çdo javë, trajtojnë një llojshmëri argumentesh biblike. Çfarë po nxjerrim nga këto fjalime? Një bashkëshort i krishterë komentoi rreth dobive që kishte marrë: «Në një fjalim publik u theksuan të gjitha frytet e frymës. Oratori përmendi, duke treguar për veten, se për të punuar për kultivimin e këtyre fryteve, zgjidhte një cilësi të veçantë dhe punonte një javë për të. Në fund të javës, meditonte se si kishte vepruar për ta shfaqur atë fryt në aktivitetet e tij të përditshme. Pastaj punonte për një cilësi tjetër gjatë javës pasuese. Më pëlqeu kjo ide dhe fillova të bëja edhe vetë po këtë gjë.» Ç’aplikim i shkëlqyer i asaj që u mësua!

13 Studimi i Kullës së Rojës, na mëson t’i zbatojmë parimet biblike në situata të ndryshme të jetës. Kjo na ndihmon që të ruajmë qetësinë në mendje dhe në zemër, me gjithë ankthet e jetës. Gjithashtu, studimi i Kullës së Rojës, na ndihmon që të jemi në një hap me të vërtetën progresive. Për shembull, a nuk nxorëm dobi nga studimi i artikujve të Kullës së Rojës, 1 maj 1999 me titull: «Këto gjëra duhet të ndodhin», «Lexuesi le të përdorë aftësi shquese» dhe «Ji vigjilent dhe i zellshëm!»? Si kanë ndikuar te ne personalisht këto studime? A po tregojmë me veprat tona se e kemi marrë për zemër paralajmërimin e Jezuit lidhur me të ardhmen? A po e përgatitim veten për provat që kemi përpara kur të shohim «gjënë e neveritshme që shkakton shkretim . . . duke qëndruar në vend të shenjtë»? (Mat. 24:15-22) A tregojnë synimet dhe drejtimi ynë i jetës se gjëja më e rëndësishme për ne është shenjtërimi i emrit të Jehovait dhe jo grumbullimi i të mirave materiale? A nuk po mësojmë si t’i sjellim dobi që tani vetes në Studimin e Kullës së Rojës?

14 Le të mendojmë se sa shumë mësojmë javë pas jave në Studimin e Librit të Kongregacionit. Kohët e fundit po studiojmë librin biblik të Danielit. Në katër muajt që kemi qenë duke studiuar këtë libër biblik, a nuk e kemi vërejtur besimin tonë të rritet çdo javë? Ashtu si profeti i dashur i Jehovait, Danieli, ne forcojmë besimin tonë që të mund të qëndrojmë.

15 Jehovai na mëson që të bëjmë një jetë të lumtur: Shmangim shumë dhembje kur u kushtojmë vëmendje urdhërimeve të Perëndisë. Për më tepër, provojmë se çfarë do të thotë të jetosh i lumtur. Duke ndjekur drejtimin e Jehovait, bëhemi pjesëmarrës në veprën e tij, jo vetëm vëzhgues, dhe ata që bëjnë veprën e Perëndisë janë njerëz të lumtur.​—1 Kor. 3:9; Jak. 1:25.

16 Le të mendojmë në mënyrë aktive se si do t’i zbatojmë gjërat që dëgjojmë në mbledhjet e kongregacionit! (Gjoni 13:17) T’i shërbejmë Perëndisë me entuziazëm e me gjithë zemër. Gëzimi ynë do të jetë i bollshëm. Jeta jonë do të bëhet më e pasur, më domethënëse. Po, do t’i sjellim dobi vetes.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo