Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur i materialit të trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 1 maj deri 21 gusht, 2000. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për të dhënë përgjigjet mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Përgjigjja e Gideonit ndaj sulmit të pajustifikuar gojor të burrave të Efraimit, pasqyroi butësinë dhe përulësinë e tij, duke bërë kështu që të shuhej kritika e tyre e padrejtë dhe të ruhej paqja. (Gjyk. 8: 1-3) [Leximi javor i Biblës.]
2. Jefteu qe një shembull i shkëlqyer për sa i përket përkushtimit në leximin e Fjalës së Perëndisë. [Leximi javor i Biblës; shih w99 1/7 f. 9 par. 7.]
3. Në Shkrimet e Krishtere Greke, fjala që përkthehet ‘krenohem’ është përdorur si në kuptim negativ, ashtu edhe në atë pozitiv. [g99 korrik f. 20 par. 5]
4. Perëndia nuk na lejon që të përfitojmë nga kafshët. [g98 nëntor f. 27 par. 1]
5. Gjykatësit 21:25 i referohet një periudhe kohe kur Jehovai e la kombin e Izraelit pa ndonjë lloj udhëheqjeje. [Leximi javor i Biblës; shih w95 15/9 f. 22 par. 16.]
6. Për shkak të mëkatit të Eliut dhe të djemve të tij, linja e tyre priftërore u ndërpre plotësisht. (1 Sam. 4:17-18) [Leximi javor i Biblës; shih w96 15/9 f. 13 par. 14.]
7. Fakti që ushtarët e Saulit hëngrën gjak në një situatë të dëshpëruar dhe nuk u ndëshkuan, tregon se mund të ketë arsye të justifikueshme për një shpërfillje të përkohshme të ligjit hyjnor, me qëllim që të ruajmë jetën. (1 Sam. 14:24-35) [Leximi javor i Biblës; shih w94 15/7 f. 31 par. 7-9.]
8. Edhe pse disa e lidhin shprehjen «të bindësh të tjerët» me manipulimin dhe dinakërinë, ajo mund të përdoret në një kuptim pozitiv për të përçuar idenë e bindjes ose të mbushjes së mendjes së njerëzve me anë të një arsyetimi të shëndoshë dhe logjik. (2 Tim. 3:14, 15) [w98 15/5 f. 21 par. 4]
9. Nuk është aspak e gabuar që një grua e perëndishme të marrë iniciativën e përshtatshme, nëse është e nevojshme. (1 Sam. 25:23-28) [Leximi javor i Biblës; shih w97 1/7 f. 15 par. 1.]
10. Ndonëse u zemërua për atë që i ndodhi Uzahut, Davidi mbante, gjithashtu, një pjesë të përgjegjësisë për vdekjen e tij. (2 Sam. 6:8) [Leximi javor i Biblës; shih w96 1/4 f. 29 par. 1.]
Përgjigjju pyetjeve të mëposhtme:
11. Çfarë sigurie jepet në Psalmin 34:18? [w98 1/4 f. 31 par. 2]
12. Çfarë tregonte fakti që Jozefit iu ngjit emri Barnaba? (Vep. 4:36) [w98 15/4 f. 20 par. 3, shën.]
13. Përse tregimi i Biblës thotë që Eliu vazhdonte të nderonte më tepër bijtë e tij, sesa Jehovain? (1 Sam. 2:12, 22-24, 29) [Leximi javor i Biblës; shih w96 15/9 f. 13 par. 14.]
14. Si duhet ushtruar sundimi i njeriut mbi kafshët? [g98 nëntor f. 27 par. 1]
15. Sipas 1 Samuelit 1:1-7, çfarë shembulli të shkëlqyer la familja e Samuelit? [Leximi javor i Biblës; shih w98 1/3 f. 16 par. 12.]
16. Në ç’kuptim mund të thuhet se ‘fuqia e pasurive është mashtruese’? (Mat. 13:22) [w98 15/5 f. 5 par. 1]
17. Në ç’mënyrë përngjasojnë me Jonathanin Dëshmitarët e sotëm të Jehovait? [Leximi javor i Biblës; shih w98 1/9 f. 15 par. 10.]
18. Megjithëse ai ishte «i ndershëm dhe i drejtë», si tregon libri i Jobit se kjo nuk do të thotë që ai ishte i përsosur? (Jobi 1:8) [w98 1/5 f. 31 par. 1]
19. Çfarë nënkuptohet me shprehjen «përpiquni energjikisht»? (Luka 13:24, BR) [w98 15/6 f. 31 par. 1, 4]
20. Ndërsa punojmë bashkë me të tjerët, çfarë mësimi të vlefshëm mund të marrim për zemër, siç tregohet në 2 Samuelit 12:26-28? [Leximi javor i Biblës; shih w94 1/4 f. 19 par. 19.]
Jep fjalën (fjalët) ose frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Ne krenohemi ․․․․․․․․ për faktin që është ․․․․․․․․ . [g99 korrik f. 20 par. 5]
22. Nuk duhet supozuar se Perëndia është ․․․․․․․․ ndaj asaj që veshim. Përkundrazi, Bibla përmban udhëzime ․․․․․․․․ që pasqyrojnë pikëpamjen e Perëndisë. [g98 gusht f. 21 par. 2]
23. Emri hyjnor, Jehova, do të thotë ․․․․․․․․ dhe nënkupton se Jehovai mund të përmbushë çdo rol që kërkohet për të realizuar ․․․․․․․․ e tij. [w98 1/5 f. 5 par. 3]
24. Do të jemi më të prirur për t’i mësuar fëmijët tanë që të bëjnë një jetë të ndershme, të drejtë dhe të moralshme, nëse i konsiderojmë si ․․․․․․․․ . [g98 maj f. 11 par. 2]
25. Shëmbëlltyra e Jezuit për Samaritanin miqësor tregon se një person me të vërtetë i ndershëm është ai që, jo vetëm u bindet ․․․․․․․․ të Perëndisë, por edhe imiton ․․․․․․․․ e tij. (Luka 10:29-37) [w98 1/7 f. 31 par. 2]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Që gratë të ‘sundoheshin’ ishte (pjesë e qëllimit fillestar të Perëndisë; pasoja e papërsosmërisë). [g98 prill f. 13 par. 3]
27. Koha e sundimit të Izraelit nga gjykatësit përfundoi kur (Samueli; Davidi; Sauli) u miros si mbret dhe pak pas kësaj shpartalloi (amonitët; moabitët; filistenjtë) me ndihmën e Jehovait. (1 Sam. 11:6, 11) [Leximi javor i Biblës; shih w95 15/12 f. 9 par. 2, f. 10 par. 1.]
28. Ishte (apostulli Pavël; ati i tij; nëna dhe gjyshja e tij) që morën drejtimin në edukimin e Timoteut në «shkrimet e shenjta», deri në pikën që e panë atë të bëhej një misionar dhe mbikëqyrës i shkëlqyer. (2 Tim. 3:14, 15; Filip. 2:19-22) [w98 15/5 f. 8 par. 3–f. 9 par. 5]
29. Megjithëse një grua në përgjithësi duhet të shfaqë një frymë nënshtrimi hyjnor, ajo mund të mos pajtohet me të shoqin kur (dëshiron më shumë pavarësi; parimet e drejta janë në rrezik; është e zemëruar me të). [Leximi javor i Biblës; shih w97 1/7 f. 15 par. 2.]
30. Në fillim, mbreti (David; Solomon; Saul) ishte tepër i ndrojtur. Megjithatë, kur erdhi koha, fryma e Perëndisë i dha forcë për të fituar mbi armiqtë. [Leximi javor i Biblës; shih yp f. 126 par. 2.]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:
Gjyk. 11:30, 31; 1 Sam. 15:22; 28:11-19; 2 Mbret. 6:15-17; Jak. 5:11
31. Jehovai jep sigurinë se do të përdorë ushtritë e tij qiellore për të mbrojtur popullin e vet, sipas vullnetit të tij. [w98 15/4 f. 29 par. 5]
32. Mbikëqyrësit e kongregacionit kanë përgjegjësinë për t’iu përmbajtur marrëveshjeve që bëjnë, edhe pse kjo mund të jetë ndonjëherë e dhembshme dhe e kushtueshme. [w99 15/9 f. 10 par. 3-4]
33. Mbajtja e integritetit nën sprovë, sjell si rezultat një shpërblim të madh nga Perëndia Jehova. [w98 1/5 f. 31 par. 4]
34. Dashuria e vërtetë për Perëndinë, kërkon që t’u bindemi udhëzimeve hyjnore dhe jo thjesht t’i ofrojmë atij sakrifica. [Leximi javor i Biblës; shih w96 15/6 f. 5 par. 1.]
35. Fjala e Perëndisë i demaskon ata që pretendojnë se komunikojnë me shpirtrat e të vdekurve. [Leximi javor i Biblës; shih pe f. 90-92 par. 4-7.]