A mund të ofrojmë librin Krijuesi?
Vitin e kaluar u gëzuam të gjithë kur morëm librin A ka një Krijues që interesohet për ju? Ai është një libër i bërë veçanërisht për ata që edhe pse janë mjaft të arsimuar në fushën jofetare, mund të mos besojnë në ekzistencën e Perëndisë. Ky libër plotëson një nevojë gjithnjë e në rritje.
Për arsye praktike, literatura mujore që ofrohet, zakonisht përmban botime që kanë një përdorim më të gjerë. A do të thotë kjo se duhet të ngurrojmë të ofrojmë librin Krijuesi? Aspak! Ky libër mund t’u ofrohet në çdo rast gjatë vitit atyre individëve që nuk besojnë në ekzistencën e Perëndisë dhe që mund të nxjerrin dobi prej tij. Gjithashtu, ai mund t’u ofrohet edhe individëve që besojnë se ka një Perëndi, por që nuk kanë ndonjë koncept të saktë në lidhje me atë se kush është ai ose cilat janë qëllimet dhe cilësitë e tij. Prandaj, jeni të inkurajuar të mbani një kopje në çantën tuaj të shërbimit dhe të jeni të gatshëm t’ia ofroni atë kujtdo që mendoni se do t’i interesojë leximi i tij.