BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/97 f. 1
  • Të rinj: Cilat janë synimet tuaja frymore?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të rinj: Cilat janë synimet tuaja frymore?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i arrish synimet e tua frymore?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • T’i përdorim synimet frymore për t’i sjellë lavdi Krijuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Si t’i arrij synimet?
    Zgjohuni!—2010
  • Të vëmë synime frymore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 6/97 f. 1

Të rinj: Cilat janë synimet tuaja frymore?

1 Jehovai e di se sa të rëndësishme janë puna domethënëse dhe synimet e arritshme në sjelljen e lumturisë. (Shiko Zanafillën 1:28; 2:15, 19) Sot, Jehovai i ka dhënë popullit të tij caktimin për të predikuar dhe për të mësuar. Ne kemi, gjithashtu, synimin përfundimtar për arritjen e jetës së përhershme në parajsë. Përgjatë kësaj rruge, kemi nevojë të vendosim synime frymore progresive, nëse duam të shmangim drejtimin e gabuar të energjive dhe burimeve tona.​—1. Kor. 9:26.

2 Synime realiste për të rinjtë: Të rinjtë duhet të kenë synime teokratike që janë të arritshme, sipas aftësive të tyre individuale. (1. Tim. 4:15) Disa që janë shumë të rinj, kanë arritur synimin për mësimin përmendësh të librave të Biblës, madje përpara se të mësonin të lexonin. Me anë të studimit familjar, fëmijët mësojnë që të përgatiten për mbledhje, kështu që mundin të plotësojnë synimet për të bërë komente domethënëse dhe për t’u regjistruar në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Kur fëmijët shoqërojnë prindërit e tyre në shërbimin në fushë, mësojnë të marrin pjesë në dhënien e dëshmisë, ndërsa përparojnë drejt synimit për t’u bërë lajmëtarë të papagëzuar. Prindërit duhet t’u theksojnë fëmijëve të tyre, synimin e dedikimit dhe të pagëzimit.

3 Nëse je një adoleshent, çfarë përfshijnë synimet e tua frymore? «Kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate», duke u përqendruar në synimet me të vërtetë të rëndësishme në jetë. (Ekl. 12:1; Psal. 71:17) Përse të mos shërbesh si pionier ndihmës gjatë muajve që ke pushimet e shkollës? A ke menduar për të ndërmarrë shërbimin në kohë të plotë si pionier i rregullt? Po për të mësuar një gjuhë tjetër, kështu që në të ardhmen të mund të ndihmosh një grup apo kongregacion në gjuhë të huaj, në zonën tënde apo gjetkë? Shumë prej atyre që tani shërbejnë në Bethel, apo si mbikëqyrës udhëtues ose misionarë, e vendosën si synimin e tyre shërbimin special në kohë të plotë, kur ende ishin në shkollë. Përse të mos bësh edhe ti të njëjtën gjë?

4 Kur je ende në moshë të freskët, përpiqu të imitosh shembullin e Jezuit. Edhe pse në moshën 12-vjeçare, ai foli lirshëm për gjërat frymore. (Luka 2:42-49, 52) Vendosja e synimeve frymore për veten, në lidhje me bërjen e një studimi personal, leximin e përditshëm të Biblës dhe shoqërimin rregullisht me të krishterët e pjekur në mbledhje dhe në shërbim, do t’ju ndihmojë që të fitoni aftësinë për të mësuar të tjerët rreth Mbretërisë së Perëndisë, në atë mënyrë që e bëri dhe Jezui.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo