BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/97 f. 2-3
  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Nëntema
  • Java që fillon më 2 qershor
  • Java që fillon më 9 qershor
  • Java që fillon më 16 qershor
  • Java që fillon më 23 qershor
  • Java që fillon më 30 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 6/97 f. 2-3

Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

Java që fillon më 2 qershor

Kënga 4 (43)

8 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Koment mbi raportin e shërbimit në fushë gjatë marsit, për vendin dhe për kongregacionin lokal.

15 min.: «Bëni gjithçka mundni.» Me pyetje dhe përgjigje. Shiko edhe Kullën e Rojës të 15 prillit 1993, faqe 28-30, anglisht.

22 min.: «Njohuria prej Perëndisë u përgjigjet shumë pyetjeve.» Drejtuesi trajton artikullin me dy ose tre lajmëtarë, duke përfshirë një të ri. Komentohet paragrafi 1, duke theksuar se përse libri Njohuria është kaq i efektshëm në ndihmën që na jep për t’iu përgjigjur pyetjeve. Demonstroje këtë në mënyrë praktike dhe pas çdo prezantimi, jep sugjerime për përmirësime.

Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse

Java që fillon më 9 qershor

Kënga 8 (53)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Përkujtues për periudhën e verës. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Pjesa më e madhe prej nesh, gjatë muajve të verës planifikon aktivitete shtesë, të cilat mund të përfshijnë pushime, vizita tek të afërmit ose çlodhje. Si mund t’i organizojmë punët, në mënyrë që aktivitetet teokratike të mos lihen pas dore? Trajto sa vijon: (1) Duke marrë pjesë në të tri ditët e kongresit krahinor. (2) Duke mbajtur një pjesëmarrje të rregullt në mbledhje, qofshim në shtëpi apo larg saj. (3) Duke marrë masa për të pasur një pjesëmarrje të rregullt në shërbim dhe nëse ndodhemi larg shtëpisë, t’i dërgojmë kongregacionit raportin e shërbimit në fushë. (4) Duke marrë me vete një sasi literature, për të dhënë dëshmi joformale kur udhëtojmë. (5) Duke dhënë më shumë dëshmi në mbrëmje, gjatë ditëve të zgjatura. (6) Duke u regjistruar si pionierë ndihmës për një apo më shumë muaj të verës. (7) Pleqtë të mbajnë të organizuara mirë aktivitetet e kongregacionit dhe të sigurohen se për detyrat që i janë caktuar një personi, kujdeset dikush tjetër, nëse ai person mungon.

20 min.: Të mësojmë të tjerët: Një nevojë urgjente. Fjalim nga një plak apo një vëlla i kualifikuar. Rishiko raportin e shërbimit mbarëbotëror për vitin 1996 në faqet 18-21 të Kullës së Rojës së janarit 1997. Përpjekjet e intensifikuara për t’u dëshmuar njerëzve kudo që mund të gjenden, po japin fryte. Nevoja urgjente tani, është që të ndjekim vendet ku kemi lënë literaturë dhe t’u mësojmë njerëzve të vërtetën. Kur i kontaktojmë në vende publike, t’u kërkojmë me takt emrin dhe adresën, kështu që kemi mundësinë për t’u bërë një rivizitë. Duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht ta mbjellim farën e Mbretërisë; duhet edhe ta ujisim atë. (1. Kor. 3:6-8) Kur fara është mbjellë në tokë të shkëlqyer, një mësim i efektshëm mund ta ndihmojë personin që të kapë kuptimin e saj. (Mat. 13:23) Në veprën e mësimdhënies duhet të marrim pjesë sa më plotësisht dhe me sa më mjeshtëri që të mundemi. (Hebr. 5:12a) Fut pika nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë të qershorit 1996, paragrafët 25-26. Thekso bërjen e përpjekjeve për të filluar studime, ose me broshurën Çfarë kërkon?, ose me librin Njohuria.

Kënga 25 (204) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 16 qershor

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Sugjero pika për biseda nga revistat e fundit.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha fetë?» Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës të 15 shtatorit 1996, faqe 3-7. Thekso disa pika nga kutia e faqes 5, duke treguar se si mund t’i përdorim ato për të nxitur personat e interesuar që të fillojnë një studim biblik. Referoju pikave kyçe në librin Njohuria, kapitulli 5: «Prej kujt pranon të adhurohet Perëndia?». Lexo paragrafin 20. Individëve të tillë mund t’u bëhen rivizita, për t’i inkurajuar me përzemërsi dhe me takt që të pranojnë një studim dhe të marrin pjesë në mbledhje.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 23 qershor

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime lokale. Kujto rregullimet për shërbimin në fushë.

15 min.: Çfarë thonë ata për ne? Fjalim nga një vëlla i kualifikuar. Përdor informacionet që gjenden në Kullën e Rojës të 15 dhjetorit 1995, në faqet 27-28; në Zgjohuni!, prill-qershor 1996, faqe 23 dhe në librin Të rinjtë pyesin, faqet 169-170. Trego se si të tjerëve u ka lënë mbresa në mënyrë të favorshme ajo që shohin tek ne. Shpjego se përse kjo duhet të na nxitë që gjithmonë të sillemi siç duhet dhe të qëndrojmë në veprën tonë. Nxirr në pah se si duhen përdorur komente të tilla të favorshme, kur bisedojmë me të njohurit tanë apo me persona të interesuar, që dëshirojnë të dinë më shumë për ne.

20 min.: «Prindër: Stërvitini fëmijët tuaj për të predikuar.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi drejtimin e dhënë në librin Shërbimi ynë, faqe 99-100, në nëntitullin «Të ndihmojmë të rinjtë», anglisht.

Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 30 qershor

Kënga 27 (221)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji të gjithë që të dorëzojnë raportin e shërbimit në fushë për qershorin.

20 min.: «Të rinj: Cilat janë synimet tuaja frymore?» Dy baballarë ose dy vëllezër të kualifikuar, diskutojnë së bashku artikullin. Ata shqyrtojnë se si t’i ndihmojnë fëmijët e tyre që të çmojnë se përse është thelbësore të vendosin synime teokratike, të cilat do t’u sjellin bekime frymore, në vend që të ndjekin interesat materiale. Shiko edhe librin Shërbimi ynë, faqe 116-118, anglisht.

15 min.: Të përgatitemi për ofrimin e literaturës në korrik. Zgjidh një ose dy broshura që janë mirëpritur në territorin lokal dhe rishiko disa prej pikave që spikatin, për secilën prej tyre. Sugjero mënyra, në të cilat ato mund të futen në një prezantim. Kujtoji të gjithë që të përmendin rregullimin e kontributeve, të mbajnë regjistrime për vendet ku lënë literaturë dhe të kthehen e të kultivojnë interesin.

Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo