BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/97 f. 1
  • Ne «predikojmë fjalën»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ne «predikojmë fjalën»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • «Prediko Fjalën!»
    Këndojini lavdi Jehovait
  • «Prediko fjalën»
    Këndojini Jehovait
  • Le të predikojmë këtë lajm të mirë të Mbretërisë
    Këndojini lavdi Jehovait
  • «Prediko fjalën»
    Zemra ime i këndon Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 1/97 f. 1

Ne «predikojmë fjalën»

1 Siç është e vërtetë sipas përshkrimit të Biblës për «ditët e fundit», shumica e njerëzve sot, kanë vetëm «një formë të devotshmërisë së shenjtë». (2. Tim. 3:1, 5, BR) Është kështu, ngaqë krerët fetarë nuk u kanë dhënë drejtim të vërtetë frymor kopeve të tyre. Kleri i të ashtuquajturit krishterim nuk mbështet Biblën. Ata parapëlqejnë më mirë të përsërisin si papagall mësimet e kota të filozofëve dhe të teologëve, ose të parashtrojnë për shqyrtim çështje shoqërore dhe politike, sesa të predikojnë Fjalën e Perëndisë. Shumë krerë fetarë nuk besojnë në Bibël. Ata mendojnë se është e modës së vjetër, e në këtë mënyrë të çoroditur përkrahin teorinë e evolucionit, në vend të mësimit biblik për Krijuesin e Madh. Shumica e klerikëve as nuk e përdorin emrin personal të Perëndisë dhe nuk kundërshtojnë kur ai eliminohet nga përkthimet moderne të Biblës.

2 Ashtu siç ndodhi me krerët fetarë në ditët e Jezuit, edhe kleri i sotëm po predikon më kot. (Mat. 15:8, 9) Është tamam ashtu siç paratha profeti Amos. Ekziston «jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit». (Amosi 8:11) Më shumë se për çdo gjë tjetër, njerëzit kanë nevojë për ushqim frymor nga Fjala e Perëndisë.

3 Si të plotësojmë nevojën frymore të njerëzve: Pavli i bëri thirrje Timoteut që të kapej fort pas «shkrimeve të shenjta, të cilat janë në gjendje ta bëjnë [një person] të mençur për shpëtimin» dhe për këtë arsye ai e ngarkoi atë solemnisht që t’u «predikonte fjalën» të tjerëve. (2. Tim. 3:14, 15; 4:2, BR) Si Dëshmitarë të Jehovait, kur predikojmë, ne duhet të kapemi fort pas asaj që mëson Bibla, duke imituar kështu Shembullin tonë, Jezuin, i cili tha: «Ajo që mësoj nuk është e imja, por i përket atij që më dërgoi.» (Gjoni 7:16, BR) Ne e përdorim Fjalën e Perëndisë si bazë për mësimin tonë, pasi e pranojmë se ajo përmban mençurinë hyjnore dhe duam që njerëzit të dinë burimin e informacionit që po ndajmë me ta.​—⁠1. Kor. 2:4-7.

4 Fillimisht njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën nga Bibla, me qëllim që të mësojnë për Jehovain dhe të vënë besimin në të. Në mënyrë të logjikshme Pavli shkroi: «Si do ta vendosin ata besimin në atë, për të cilin nuk kanë dëgjuar? Si do të dëgjojnë ata nga ana e tyre, pa pasur dikë që t’u predikojë?» (Rom. 10:14, BR) Duke predikuar Fjalën e Perëndisë, ne i ndihmojmë të tjerët që të fitojnë besim me anë të njohurisë së saktë. Kjo njohuri mund dhe e ndryshon jetën për mirë. Autori anglez, Çarls Dikens, për sa i përket Biblës shkroi: «Është libri më i mirë që ka qenë apo që do të jetë ndonjëherë në botë, pasi jep mësimet më të mira, me anë të të cilave mund të drejtohet me sa është e mundur çdo krijesë njerëzore, që përpiqet për të qenë e drejtë dhe e besueshme.»

5 Ata që kanë uri për të vërtetën frymore, arrijnë të pranojnë se ajo mbështetet nga autoriteti i Fjalës së Perëndisë. Kohë më parë, në 1913-n, Frederick W. Franz, duke qenë një student i ri kolegji, shtiu në dorë librezën me titull Ku janë të vdekurit? (angl.) Pasi lexoi me interes të madh përgjigjen e Biblës për këtë pyetje, ai deklaroi: «Kjo është e vërteta.» Miliona persona që kërkojnë të vërtetën, kanë arritur të mendojnë po kështu. Le të vazhdojmë të predikojmë me zjarr dhe me zell Fjalën, e kështu të marrim pjesë në gëzimin që vjen, kur dëgjojmë të tjerët të thonë: «Kjo është e vërteta.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo