BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/97 f. 1
  • Do të shpëtohen njerëz të çdo lloji

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Do të shpëtohen njerëz të çdo lloji
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • «I gëzuar është njeriu që ka gjetur mençurinë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Vepra të shkëlqyera që lavdërojnë Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • «Perëndia nuk është i anshëm»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 1/97 f. 1

Do të shpëtohen njerëz të çdo lloji

1 Jehovai dëshiron «që të shpëtohen njerëz të çdo lloji dhe të arrijnë në një njohuri të saktë të së vërtetës». (1. Tim. 2:4, BR) Ndonëse njerëzit janë të ndikuar në njëfarë mase nga trashëgimia, e kaluara dhe mjedisi që i rrethon, ata gëzojnë vullnet të lirë dhe mund të zgjedhin individualisht se çfarë do të bëjnë me jetën e tyre. Ata mund të bëjnë atë që është e mirë dhe të jetojnë, ose mund të bëjnë atë që është e keqe dhe të vdesin. (Mat. 7:13, 14) Si ndikon kjo kuptueshmëri mbi pikëpamjen tonë për njerëzit, të cilëve u prezantojmë lajmin e mirë të Mbretërisë?

2 Nuk duhet të supozojmë se interesi i një personi për të vërtetën diktohet nga faktorë të tillë, si mjedisi kombëtar ose kulturor, apo nga pozita që zë në shoqëri. E vërteta mund të tërheqë persona me arsimim të kufizuar apo të avancuar, persona të përfshirë në synime politike dhe profesionistë, ateistë, agnosticistë dhe madje keqbërës me nam. Njerëz nga të gjitha mjediset dhe nivelet shoqërore kanë ndryshuar mënyrën e tyre të mëparshme të sjelljes dhe tani shikojnë përpara për të marrë jetën në botën e re të Perëndisë. (Prov. 11:19) Prandaj, nuk duhet të ngurrojmë që t’ua prezantojmë mesazhin e Mbretërisë njerëzve të çdo niveli shoqëror.

3 Të shqyrtojmë këta shembuj: Një burrë kishte bërë plan të vriste njerkun e tij, por nuk e bëri. Më vonë, ai vendosi të bënte vetëvrasje, por nuk mundi. Pasi u burgos për vjedhje dhe trafik droge, martesa e tij dështoi. Sot, ky person bën një jetë të ndershme dhe gëzon një martesë të lumtur, si edhe një marrëdhënie të shkëlqyer me njerkun e tij. Ç’gjë solli këtë ndryshim? Ai studioi Biblën me Dëshmitarët e Jehovait dhe e zbatoi atë që kishte mësuar. Jehovai nuk e konsideron atë si një person, për të cilin nuk ekziston asnjë shpengim.

4 Fama si aktore televizioni nuk i solli lumturi një gruaje të re. Por, duke qenë se i la mbresë sjellja e shkëlqyer morale e Dëshmitarëve, ajo pranoi një studim biblik dhe pa kaluar shumë kohë, filloi të ndihmonte të tjerët për të mësuar lajmin e mirë të Mbretërisë. Atë e njihnin kudo që shkonte në shërbimin shtëpi më shtëpi, por e lumtur ajo shpjegonte se donte të ishte e njohur si Dëshmitare e Jehovait, në vend se si një aktore.

5 Kur një Dëshmitare mori masat për të filluar një studim biblik me një person që ishte abonuar në Kullën e Rojës, një fqinjë dëgjoi për këtë dhe mori pjesë në studim. Fqinja e pranoi menjëherë të vërtetën, të cilën e kishte kërkuar. Ajo dhe i shoqi anuluan vendimin e divorcit që u ishte dhënë dhe bënë paqe. Ajo ishte zhytur thellë në astrologji dhe ishte lidhur me kulte spiritiste, por pa e bërë dy i flaku librat e kushtueshëm dhe gjithçka tjetër që zotëronte e që kishte të bënte me demonizmin. S’kaloi shumë dhe ajo filloi të merrte pjesë nëpër mbledhje dhe t’u fliste të afërmve e miqve për besimin e saj të ri. Tani, ajo u jep të tjerëve dëshmi me entuziazëm.

6 Ne nuk duhet të kemi paragjykime për askënd. Përkundrazi, le t’ua ndajmë me zell lajmin e mirë njerëzve kudo që të ndodhen. Kemi çdo arsye për të qenë të sigurt se Jehovai, i cili «shikon zemrën», do të bëhet «Shpëtimtari i njerëzve të çdo lloji».​—⁠1. Sam. 16:7; 1. Tim. 4:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo