BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/96 f. 1
  • Imito besimin e tyre

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Imito besimin e tyre
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Trego besim te premtimet e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • «Na jep më shumë besim»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Besimi—Një cilësi forcëdhënëse
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • A ke vërtet besim në lajmin e mirë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 6/96 f. 1

Imito besimin e tyre

1 Apostulli Pavël e përcaktoi besimin si «pritja e sigurt e gjërave të shpresuara, shfaqja e dukshme e të vërtetave që nuk shihen». Ai shtoi se «pa besim është e pamundur që t’i pëlqejmë [Perëndisë]». (Hebr. 11:1, 6, BR) Pavli na nxiti të ushtrojmë besim, ta kemi me bollëk dhe ta ndjekim atë.​—2. Kor. 4:13; Kolos. 2:7; 2. Tim. 2:22.

2 Në Bibël numërohen shumë shembuj të spikatshëm besimi. Në kreun 11 të Hebrenjve, Pavli jep një listë të gjatë dëshmitarësh, që treguan besim të pathyeshëm. Në këtë listë përfshihet Abeli, i cili qe i pari që u martirizua për besimin e tij. Është shënuar Noeja, pasi me anë të besimit të tij tregoi frikën hyjnore, që nevojitej për të shpëtuar njerëzit e shtëpisë së tij. Abrahami lavdërohet për besimin dhe bindjen e tij. Moisiu lëvdohet, pasi për shkak të besimit të tij vazhdoi i vendosur sikur të shihte Atë që është i padukshëm. Lista e shembujve ishte kaq e gjatë, sa Pavli tha se nuk do të mjaftonte koha po të vazhdonte të tregonte për të gjithë. Sa mirënjohës jemi që mund ta forcojmë besimin tonë, duke shqyrtuar «veprat [e tyre] të shenjta të sjelljes dhe bëmat e devotshmërisë së shenjtë»!​—2. Pjet. 3:11.

3 Në shekullin e parë, Jezui bëri pyetjen: «Kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?» (Luka 18:8) A kemi, atëherë, shembuj të gjallë besimi mes nesh sot? A shikojmë burra e gra, të rinj e të vjetër, që tregojnë besim të pathyeshëm në Jehovain, siç bënte populli i Perëndisë në kohët biblike?

4 Shembuj besimi në ditët moderne: Gjithkund përreth nesh gjenden shembuj të spikatshëm besimi. Besimi i mbikëqyrësve që marrin drejtimin në mes nesh është i denjë të imitohet. (Hebr. 13:7) Por këta nuk janë të vetmit njerëz shembullorë në besim. Me çdo kongregacion shoqërohen besnikët, që për shumë kohë i kanë shërbyer plot besim Jehovait, shpeshherë në rrethana shumë të vështira.

5 Duhet t’i admirojmë motrat tona besimplote, të cilat për vite me radhë i kanë qëndruar kundërshtimit të burrave që ishin kundër. Prindërve beqarë u është dashur të përballojnë të vetëm sfidën e rritjes së fëmijëve. Ka mes nesh vejusha të kaluara në moshë, të cilat nuk mungojnë kurrë në aktivitetet e kongregacionit, edhe pse mund të mos kenë familje, të cilat mund t’i ndihmojnë. (Krahaso Lukën 2:37.) Mrekullohemi nga besimi i atyre që i bëjnë ballë problemeve kronike të shëndetit. Shumë nga këta vazhdojnë të shërbejnë me besnikëri, megjithëse kanë kufizime që i pengojnë për të marrë privilegje të tjera shërbimi. Ka Dëshmitarë të rinj, të cilët në mënyrë të guximshme kanë treguar besim, pavarësisht nga kundërshtimi në shkollë. Devotshmëria jonë e shenjtë forcohet gjithnjë e më shumë, ndërsa vërejmë pionierët plot besim, të cilët ngulmojnë vit pas viti përballë problemeve të panumërta. Ashtu si Pavli, koha nuk do të na mjaftonte po të mundoheshim të tregonim të gjitha përvojat në shërbim të Mbretërisë dhe veprat e besimit të kryera nga këta vëllezër e motra.

6 Këta shembuj të atyre që janë plot besim, na ngushëllojnë dhe na inkurajojnë. (1. Sel. 3:7, 8) Bëjmë mirë të imitojmë besimin e tyre, sepse «ata që veprojnë në besueshmëri janë një kënaqësi [për Jehovain]».​—Prov. 12:22, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo