BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/96 f. 1
  • Bëj shërbim të shenjtë ditë e natë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bëj shërbim të shenjtë ditë e natë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Shërbëtorë që shpallin lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Ndihmojmë të rinjtë që të përparojnë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Prilli​—Kohë ‘për të punuar pa u lodhur dhe për t’u përpjekur’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Të bëhemi të zellshëm për atë që është e mirë!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 4/96 f. 1

Bëj shërbim të shenjtë ditë e natë

1 Një privilegj i jashtëzakonshëm është shtrirë para nesh. Është ai që të jemi dëshmitarë të Jehovait. Ne jemi pjesë e organizatës mbarëbotërore të ungjillëzuesve, të përdorur nga Jehovai për të kryer veprën më të madhe të shpalljes së Mbretërisë që është ndërmarrë ndonjëherë! (Marku 13:10) Përballë urgjencës së kohëve tona, a po marrim pjesë në këtë vepër me shtrirjen më të plotë që mundemi?

2 Ne nuk e dimë se sa veta do t’i përgjigjen predikimit tonë. Jehovai na siguron se do të jetë «një shumicë e madhe», ku të gjithë identifikohen nga «bërja shërbim të shenjtë atij, ditë dhe natë». (Zbul. 7:9, 15, BR) Të mbi pesë milionë Dëshmitarët, që tashmë janë të zënë me shërbimin e Perëndisë, nuk janë thjesht dëgjues të interesuar, as vetëm të pranishëm në mbledhje. Ata janë punëtorë që shpallin lajmin e mirë në të gjithë botën.

3 Çdo ditë ekzistojnë mundësi për të lavdëruar Jehovain, si në shërbimin në fushë, ashtu edhe në mënyrë jo formale. Mendoni për dëshminë e madhe që mund të jepet, nëse secili prej nesh merr iniciativën për të ndarë të vërtetën të paktën me një person çdo ditë. Mirënjohja jonë për Jehovain duhet të na shtyjë të flasim për të me entuziazëm.​—Psal. 92:1, 2.

4 Ndihmo të tjerët të bëjnë shërbim të shenjtë: Jehovai vazhdon të na bekojë me rritje. (Hag. 2:7) Gjatë vitit të kaluar të shërbimit në Shqipëri, u mbajt çdo muaj një mesatare prej 1.537 studimesh biblike. Qëllimi ynë në studimin me këta njerëz është që t’i ndihmojmë të bëhen dishepuj të Jezuit. (Mat. 28:19, 20) Shumë prej tyre, tashmë kanë bërë një përparim të shkëlqyer, duke qenë rregullisht të pranishëm në mbledhje. Ata kanë filluar të flasin me të njohurit e tyre, për gjërat që kanë mësuar «në lidhje me gjërat madhështore të Perëndisë». (Vep. 2:11, BR) A mund të ftohen ata tani që të marrin pjesë në shërbimin publik?

5 Gjatë prillit, duhet të bëjmë një përpjekje të veçantë që të ftojmë persona të rinj të kualifikuar, për t’u bashkuar me ne në shërbimin në fushë. A ka shprehur studenti juaj dëshirën për ta bërë këtë? Nëse është kështu, a i plotëson ai kërkesat e bazuara në Shkrime? (Shërbimi ynë i mbretërisë, 7/93, fq. 6) Kur studenti dëshiron të marrë pjesë në shërbimin në fushë, diskuto të dhënat e tij me mbikëqyrësin drejtues, i cili do të organizojë paraprakisht që dy pleq ta shqyrtojnë këtë çështje. Nëse studenti kualifikohet për t’u pranuar si një lajmëtar i papagëzuar, ftoje atë të bashkohet me ty në shërbimin në fushë. Mbikëqyrësi i shërbimit dhe drejtuesit e studimit të librit, duhet të jenë veçanërisht të vetëdijshëm për ndihmën ndaj atyre që mund të kualifikohen në prill për të qenë lajmëtarë.

6 Prindërit mund të shqyrtojnë nëse fëmijët e tyre janë kualifikuar për t’u bërë lajmëtarë të papagëzuar apo jo. (Psal. 148:12, 13) Në qoftë se fëmija juaj dëshiron ta paraqesë veten në shërbimin e Mbretërisë dhe ka një sjellje të mirë, ju mund t’i afroheni njërit prej pleqve në komitetin e shërbimit, për ta diskutuar situatën. Pas mbledhjes, bashkë me ty dhe fëmijën, dy pleq do të përcaktojnë nëse ai është i kualifikuar për t’u aprovuar si lajmëtar. Ka një shkak të veçantë për gëzim, kur fëmijët bashkohen me ne në lavdërimin e Perëndisë!

7 Vetëm Jehovai meriton shërbimin tonë të shenjtë. (Luka 4:8) E përdortë secili prej nesh privilegjin e tij të mrekullueshëm, për ta lavdëruar atë sa më «shumë»!​—Psal. 109:30; 113:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo