Jini mësues të Fjalës së Perëndisë: duke përdorur broshurat
1 Çdo shërbëtor i dedikuar i Jehovait ka përgjegjësinë për të marrë pjesë në veprën e mësimit të Fjalës së Perëndisë të tjerëve. Serioziteti i kësaj përgjegjësie bëhet i qartë kur ne vlerësojmë se Ai është personi që ka çdo autoritet në qiej dhe në tokë, i cili na ka dhënë urdhrin për të «bërë dishepuj nga të gjithë popujt, . . . duke i mësuar ata». (Mat. 28:18-20) Kështu, pjesëmarrja në veprën e predikimit të lajmit të mirë kërkon që ne të bëhemi mësues!—2. Tim. 2:2.
2 Gjatë gushtit mund të përdorim shkathtësinë tonë të të mësuarit kur përdorim broshurat. Mund të zgjedhim mendime biblike interesante mbi to dhe të përgatitim disa komente që do të na ndihmojnë të nisim bisedën.
3 Kur ofron broshurën «A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?» mund të thuash:
◼ «Kemi folur me shumë nga fqinjët tuaj dhe kemi parë se ata janë shumë të shqetësuar mbi rritjen e madhe të krimeve, terrorizmit dhe dhunës. Sipas jush, përse ndodhin probleme të tilla? [Lëre të përgjigjet.] Ne na intereson veçanërisht që Bibla paratha se këto do të ndodhin. [Lexo 2. Timoteut 3:1-3.] Vëre se kjo do të ndodhte në ‘ditët e fundit’. Kjo nënkupton se diçkaje po i vjen fundi. Çfarë mendoni se është ajo?» Prit të marrësh përgjigje. Kalo në faqen 22, thekso ilustrimin dhe trajto një ose dy nga Shkrimet e cituara në atë faqe. Bëj rregullime për t’u kthyer më vonë që të shpjegosh se përse ne besojmë që këto bekime janë afër.
4 Mund të të pëlqejë të përdorësh këtë prezantim kur ofron broshurën «Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh?»:
◼ «Shumë njerëz provojnë vështirësi kur përpiqen të gjejnë një qëllim të vërtetë në jetë. Ndërsa një pakicë gëzon një lumturi të kufizuar, shumë bëjnë një jetë të mbushur me zhgënjime dhe vuajtje. Ju mendoni se është kjo mënyra e jetës që Perëndia na ka paracaktuar? [Lëre të përgjigjet.] Bibla tregon se Perëndia dëshiron që të jetojmë në një botë si kjo këtu.» Trego ilustrimin në faqen 21 dhe pastaj kalo në faqen 25 dhe 26, në paragrafët 4-6 dhe shpjego se çfarë ka premtuar ai. Ngri këtë pyetje për të trajtuar kur të kthehesh: «Si mund të jemi të sigurt se Perëndia do t’i plotësojë premtimet e tij?»
5 Mund t’u ofrosh broshurën «Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë» të gjithë atyre që janë myslimanë, duke thënë:
◼ «Kam ardhur të flas mbi Fjalën e Perëndisë. Ajo trajton problemet e jetës që persona si ju dhe unë duhet të ballafaqojnë dhe na tregon se cila është zgjidhja e vërtetë. A mendoni ju se Perëndia mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e njerëzve? [Lëre të përgjigjet.] Kjo është tamam ajo që do të bëjë me anë të Mbretërisë së tij.» Lexo Danieli 2:44 dhe trajto informacionet në faqen 63, par. 9 të broshurës. Pastaj lëri një kopje të broshurës dhe merr takim për t’u kthyer.
6 Jehovai është i kënaqur kur ne e bëjmë ‘përparimin tonë të dukshëm duke i kushtuar vëmendje mësimit tonë’. (1. Tim. 4:15, 16) Broshurat tona mund të jenë një ndihmë e vërtetë për ne në përpjekjet që bëjmë për të ndihmuar ata që duan të dëgjojnë «lajme të mira mbi gjëra më të mira».—Isa. 52:7, BR.