Rivizitat e suksesshme kërkojnë një të mësuar të efektshëm
1 Rivizitat janë një pjesë e rëndësishme dhe e gëzueshme e shërbimit tonë në fushë. Përse duhet të jemi të zellshëm për t’u kthyer tek personat e interesuar? Bëhet i njohur dhe nderohet emri i Jehovait nga vepra e bërjes së dishepujve dhe personat me frikë Perëndie ndihmohen që të gjejnë rrugën e jetës. (2. Kor. 2:17–3:3) Dijenia se është i përfshirë shenjtërimi i emrit të Jehovait dhe jeta e të tjerëve duhet të na nxitë për t’u përgatitur mirë përpara se të rikthehemi.
2 Një mësues i mirë do ta ndihmojë studentin që të ndërtojë mbi themele tashmë të vendosura. Ashtu si një mësues shkolle ndërton mbi njohurinë e studentëve vazhdimisht nga dita në ditë, edhe ne zakonisht duhet të ndjekim vizitën tonë fillestare me komente të mëtejshme mbi të njëjtin subjekt. Kjo ndihmon për vazhdimsinë e mendimit dhe mënyrën e të menduarit progresiv.
3 Kur kthehesh pasi ke lënë broshurën «A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?» mund të jetë i efektshëm ky prezantim:
◼ «Në vizitën e mëparshme ne po diskutonim mbi ‘ditët e fundit’ që përmend Bibla dhe se çfarë domethënie ka për ne. Ju mund të pyesni se si e dimë ne që po jetojmë në ditët e fundit. (2. Tim. 3:1) Dishepujt e Jezuit mezi prisnin të merrnin përgjigjen e kësaj pyetjeje. [Lexo Mateu 24:3.] Në përgjigjen e tij, Jezui përshkroi kushtet që ne shikojmë sot. Këto përfshijnë vuajtjet dhe dhunën që po vërehen sot si kurrë më parë.» Tregoi artikullin mbi shenjën që trajtohet në paragrafët 3 dhe 4 në faqen 19. Nëse përgjigjet në mënyrë të favorshme, tregoi një aspekt tjetër mbi shenjën në paragrafët 5 deri në 8 të faqes 20. Premtoi se do të kthehesh për t’i dhënë përgjigje pyetjes së ngritur në fillim të broshurës.
4 Për të ndjekur interesin në broshurën «Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh?» mund të thuash:
◼ «Unë mezi kam pritur që të rifillonim bisedën tonë mbi qëllimin e jetës. Unë mendoj që ne të dy jemi dakort se Perëndia ka ndër mend që ne të jetojmë në këtë tokë në kushte të lumtura dhe paqësore më të mira se në trazirën që provojmë sot. A mendoni ju se ai do ta plotësojë premtimin e tij?» Lëre të përgjigjet. Lexo Isaia 55:11 dhe pastaj trajto mendimet në paragrafët 25 deri 27 të faqes 30. Rekomandoi një studim personal të Biblës si mënyrën më të mirë për të gjetur një qëllim të vlefshëm në jetë.
5 Për të ndjekur interesin e mëparshëm të treguar për broshurën «Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë» mund ta tregosh përsëri atë dhe të thuash:
◼ «Ne folëm mbi mundësinë që Mbretëria e Perëndisë do të zgjidhë problemet e njerëzve. Unë dëshiroj t’ju tregoj se përse besimi në Jezu Krishtin është kaq i rëndësishëm për njerëzit që duan të kenë bekimet e Perëndisë.» Kalo në faqen 52 të broshurës dhe trajto nëntitullin: «Çfarë thotë Bibla për Jezuin?» Shpjego se Dëshmitarët e Jehovait po ndihmojnë njerëzit që të mësojnë se si të ushtrojnë besim duke studiuar Biblën dhe duke u përpjekur për të jetuar sipas këshillave të saj.
6 Pas çdo rivizite, analizoje atë me synimin për të përmirësuar efektshmërinë tënde. Pyet veten: A kam në mendje diçka të përcaktuar për të thënë? A e mbaj vëmendjen të përqendruar në Bibël? A po ndërtoj mbi themelin e vendosur në vizitën fillestare? A të çonte prezantimi që bëra në një studim biblik? Përgjigjet pozitive japin sigurinë se po përpiqesh të jesh një mësues i mirë i Fjalës së Perëndisë.