BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/94 f. 1
  • A po mbjell me bollëk?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po mbjell me bollëk?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Mbjellja dorëhapur sjell shumë bekime
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Kur mbjellim drejtësinë, korrim dashamirësinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Mbill me bollëk por me aftësi shquese
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 6/94 f. 1

A po mbjell me bollëk?

1 Ka një thënie e cila thotë, «sa më shumë të përpiqesh, aq më shumë do të marrësh.» Kjo është veçanërisht e vërtetë në adhurimin tonë. Sa më shumë kohë dhe përpjekje që harxhojmë për t’u përgatitur për mbledhjet, për predikimin e mesazhit të Mbretërisë dhe për të treguar dashuri ndaj vëllezërve tanë, aq më shumë do të rritemi frymësisht. E kundërta e kësaj është gjithashtu e vërtetë. Nëse nuk kemi dëshirë ose e bëjmë me gjysmë zemre atë që kemi për të bërë, a mund të presim me të vërtetë rezultate të kënaqshme?

2 Apostulli Pavël deklaroi parimin tek 2. Korintasve 9:6 «Ai që mbjell me kursim do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell me bollëk edhe do të korrë me bollëk.» A je duke mbjellë me bollëk?

3 Studimi personal i Biblës: Që të jemi shërbëtorë frytdhënës, së pari duhet të mbjellim me bollëk në studimin personal. Duhet të kemi një oreks të madh frymor. (Psal. 119:97, 105; Mat. 5:3) Me gjithë shqetësimet në jetën e përditshme që ndikojnë mbi ne, kërkohet të bëjmë përpjekje të ndërgjegjshme për të qenë sinqerisht në dijeni për nevojën tonë frymore. Për shumë nga ne, kjo kërkon «të blejmë kohën e përshtatshme». (Efes. 5:16) Disa kanë rregulluar që në ditë të caktuara të zgjohen më herët për të bërë një studim personal. Të tjerë kanë lënë mënjanë disa mbrëmje për këtë qëllim. Në çfarë mënyre duhet të korrim me bollëk? Fitojmë një besim më të fortë, një shpresë më të shkëlqyer, dhe një gjendje më të lumtur dhe më pozitive mendore.—Rom. 10:17; 15:4; 1. Pjetr. 1:13.

4 Mbledhjet e kongregacionit: Tek Psalmi 122:1 Davidi tha: «U gëzova kur më thanë: ‘Shkojmë në shtëpinë e Jehovait.’» (BR) A ndihesh dhe ti kështu? Të mbjellësh me bollëk do të thotë të ndjekësh rregullisht të pesta mbledhjet gjatë javës. Hape mendjen në mënyrë që të mos lejosh të depërtojnë gjëra të pakëndshme. Zakonisht, sa më të shumta janë pengesat që kalojmë, aq më të mëdha janë bekimet.

5 Të arrish më parë dhe të qëndrosh më vonë për të marrë pjesë në biseda ndërtuese me vëllezërit e tu. Zgjero sa të mundësh shoqërinë për të përfshirë sa më shumë persona të ndryshëm. Përgatitu mirë për studimin e Kullës së Rojës dhe mbledhjet e tjera në mënyrë që të mund të mbjellësh me bollëk duke komentuar sipas rastit. Duke «vaditur lirisht» të tjerët në mbledhje edhe ti do të jesh «lirisht i vaditur».—Prov. 11:25.

6 Shërbimi në fushë: Ndoshta parimi i mbjelljes me bollëk, askund nuk vlen më shumë sesa në shërbimin në fushë. Sa më shumë kohë i kushtojmë, aq më shumë do të korrim përvojë interesante, rivizita frytdhënëse dhe studime biblike produktive.

7 Mbjellja me bollëk në shërbimin në fushë përfshin cilësi përveç sasisë. Një ndihmë e shkëlqyer për ne që të përmirësojmë cilësinë e shërbimit tonë, është Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nëse gjen interes, sigurohu që të mbash shënim, në mënyrë që të mund të kthehesh dhe të korrësh frytin e asaj që ke mbjellë. Shpresojmë se përpjekjet e tua do të të çojnë në një studimi biblik, ku mund të mësosh dikë tjetër se si të mbjellë me bollëk.

8 Nëse mbjellim me bollëk, ne mund të presim bekime të mëdha nga Jehovai.—Mal. 3:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo