Ndihmoni të tjerët të mësojnë mbi njeriun më të madh
1 Shumë njerëz, pasi kanë lexuar librin Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë, kanë shprehur një mirënjohje të sinqertë për efektin që ka pasur në jetën e tyre. Një njeri ka shkruar: «Kur kam arritur në fund të librit, jam ndjerë sikur Jezui të më kishte ftuar për të qenë në shoqëri me të, për të jetuar në krah të tij, për të marrë pjesë në vuajtjet e tij, në ndjenjat e tij, në çdo aspekt të shërbimit të tij. . . . Të lexosh librin është sikur të shohësh një film mbi jetën e Jezuit.»
2 Libri Njeriu më i madh na ndihmon që të njohim më mirë jo vetëm Jezuin, por edhe Jehovain. (Gjoni 14:9) Për këtë libër, një dymbëdhjetëvjeçare ka thënë: «Më ka ngushëlluar aq shumë, saqë, sapo e kam lexuar i jam lutur Jehovait me lot në sy. Jam ndjerë brenda meje thellësisht e vetëdijshme dhe e siguruar se Jehovai dhe Jezui vigjëlojnë mbi ne.» Siç thuhet tek Gjoni 17:3, Jezui tha se njohja e Jehovait dhe e Birit të tij nënkupton për ne jetën e përhershme. Duke studiuar këtë libër mbi jetën e Jezuit, fiton kuptueshmëri të veçantë mbi personalitetin e Jehovait dhe përsa i përket Jezuit është «paraqitje e saktë e vetë qenies së tij.»—Hebr. 1:3.
3 Janë shtypur më shumë se 19 milion kopje të librit Njeriu më i madh, në më tepër se 70 gjuhë. Kjo tregon se çfarë mikpritjeje të favorshme është duke pasur ky libër. Shumë persona e lexojnë të tërë sapo e marrin. Një i interesuar e ka lexuar për dy javë. Një klerik që e ka pranuar librin ka thënë: «Do të doja të mos pushoja kurrë së lexuari. Ime shoqe dhe unë lexojmë disa faqe çdo mbrëmje përpara se të shkojmë në shtrat.»
4 Dëshmi joformale: Një vëlla ia tregoi librin Njeriu më i madh kolegëve të punës. U përhap lajmi se ai kishte këtë libër dhe filluan të qarkullonin zëra mbi përmbajtjen e tij. Kolegët përpiluan një listë me personat që donin librin. Vëllai shpërndau 461 kopje! Pesë prej atyre që kanë marrë librin po studiojnë. Një motër, ndërsa ishte në avion, ia dha librin Njeriu më i madh një prifti i cili po shkonte të merrte pjesë në ceremoninë e caktimit të një kardinali të ri. Prifti kishte qenë në Vatikan për 40 vjet. Të gjithë ne duhet të shfrytëzojmë çdo rast për të ftuar të tjerët që të lexojnë këtë libër.
5 Të rinjve u pëlqen: Shumë djem kanë treguar interes të madh për librin. Një fëmijë nëntëvjeçar ka shkruar: «Libri që më pëlqen më shumë është Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë, sepse më mëson shumë gjëra.» Kur takojmë të rinj në shërbimin e fushës, duhet të gjejmë kohën, nëse prindërit pranojnë, t’u tregojmë atyre librin dhe t’u shpjegojmë disa nga karakteristikat dhe ilustrimet e tij. Ndoshta do të mund t’ia lemë librin. Nëse të rinjve të sotëm u jepet mundësia për të njohur Jezuin, ata mund ta marrin si shembull. Jezui ishte një person i afrueshëm.—Mat. 19:14, 15.
6 Leximi i librit Njeriu më i madh mund të ndryshojë jetën e një njeriu. Përpiquni t’ia bëni të njohur përmbajtjen një numri sa më të madh njerëzish. Përdorni informacionet e faqes së fundit të hyrjes në nëntitullin «Dobia nga të mësuarit mbi të». Këto informacione do t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë se çfarë dobie mund të nxjerrin nga leximi i librit. Një person ka thirrur: «Është libri më i mirë që kam lexuar ndonjëherë! Ka ndryshuar jetën time!» Kush e di që nuk thonë edhe në territorin tuaj të njëjtën gjë shumë veta.