BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w17 nëntor f. 18-19
  • «Shpirti bujar do të majmet»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Shpirti bujar do të majmet»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Material i ngjashëm
  • «Puna është e madhe»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Ta shprehim mirënjohjen për bujarinë e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Teprica e tyre plotësoi një mungesë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Jehovai e bekon bujarisht frymën e gatishmërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
w17 nëntor f. 18-19
Hana çon Samuelin e vogël në tabernakull

«Shpirti bujar do të majmet»

FLIJIMET kanë qenë prej kohësh pjesë e rëndësishme e adhurimit të vërtetë. Izraelitët ofronin flijime në kafshë, dhe të krishterët kanë qenë gjithmonë të njohur për ‘flijimin e tyre të lëvdimit’. Mirëpo, ka edhe flijime të tjera me të cilat Perëndia kënaqet. (Hebr. 13:15, 16) Këto flijime janë burim gëzimi e bekimesh, siç e tregojnë edhe shembujt vijues.

Hanës, një shërbëtoreje besnike të lashtësisë, i digjej shpirti për një djalë, por nuk lindte dot fëmijë. Në lutje ajo u zotua para Jehovait se po të lindte një djalë, ‘do t’ia jepte Jehovait, derisa të kishte jetë’. (1 Sam. 1:10, 11) Më vonë, Hana mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë që ia vuri emrin Samuel. Kur ia hoqi gjirin, Hana e çoi Samuelin në tabernakull, tamam siç ishte zotuar. Jehovai e bekoi Hanën për frymën e saj vetëmohuese. Ajo pati privilegjin të kishte edhe pesë fëmijë të tjerë, dhe Samueli u bë profet e një nga shkrimtarët e Biblës.​—1 Sam. 2:21.

Ashtu si Hana e Samueli, shërbëtorët e Perëndisë sot kanë privilegjin ta përdorin jetën për t’i shërbyer me përkushtim Krijuesit të tyre. Jezui premtoi se për çdo sakrificë që bëjmë për të adhuruar Jehovain, do të korrim shpërblim të madh.​—Mar. 10:28-30.

Në shekullin e parë, një e krishterë që quhej Dorka njihej për ‘veprat e mira dhe lëmoshën’ që jepte​—flijime ose sakrifica që bënte për të ndihmuar të tjerët. Mirëpo mjerisht «u sëmur dhe vdiq». Kjo i pikëlloi të gjithë në kongregacion. Kur dishepujt dëgjuan që Pjetri ishte në atë zonë, iu përgjëruan të vinte menjëherë. Imagjinoni sa u gëzuan kur Pjetri erdhi dhe e solli sërish në jetë Dorkën​—ringjallja e parë nga një apostull që është dokumentuar në Bibël! (Vep. 9:36-41) Perëndia nuk i kishte harruar flijimet e Dorkës. (Hebr. 6:10) Bujaria e saj është dokumentuar dhe ruajtur në Fjalën e Perëndisë si një shembull i shkëlqyer që ta imitojmë.

Edhe apostulli Pavël la një shembull të jashtëzakonshëm të një njeriu që dha me bujari kohën dhe vëmendjen e tij. Kur u shkroi vëllezërve në Korint, Pavli tha: «Unë do të shpenzoj me gëzim të madh dhe do të shpenzohem deri në fund për shpirtrat tuaj.» (2 Kor. 12:15) Pavli e mësoi nga përvoja e vet se kur bëjmë sakrifica për të tjerët, kjo na sjell jo vetëm kënaqësi por, ç’është më e rëndësishmja, edhe bekimin e miratimin e Jehovait.​—Vep. 20:24, 35.

Është e qartë se Jehovai kënaqet kur i përdorim kohën dhe energjitë për të çuar para veprën e Mbretërisë dhe për të ndihmuar bashkëbesimtarët. Por, a ka edhe mënyra të tjera si të mbështetim veprën e predikimit për Mbretërinë? Po! Përveç veprave tona të dashurisë, mund ta nderojmë Perëndinë me anë të kontributeve vullnetare. Ato përdoren për të çuar para veprën mbarëbotërore të predikimit, që përfshin mbështetjen për misionarët dhe për ata që shërbejnë në një formë speciale të shërbimit të plotkohor. Gjithashtu, përgatitja dhe përkthimi i botimeve të shtypura dhe videove, ndihma që jepet në raste katastrofash dhe ndërtimi i Sallave të reja të Mbretërisë arrihen të gjitha falë kontributeve vullnetare. Mund të jemi të sigurt se «shpirti bujar do të majmet». Për më tepër, kur i japim Jehovait gjërat tona me vlerë, e nderojmë.​—Prov. 3:9; 11:25.

SI ZGJEDHIN DISA TË JAPIN KONTRIBUTE PËR VEPRËN MBARËBOTËRORE

Njësoj si në ditët e apostullit Pavël, shumë veta sot ‘vënë diçka mënjanë’ ose grumbullojnë një sasi parash, të cilën e hedhin në kutitë e kontributeve të kongregacioneve që mbajnë etiketën «Vepra mbarëbotërore». (1 Kor. 16:2) Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këto kontribute zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait që mbikëqyr territorin e degës së tyre. Gjithashtu, ju mund t’ia dërgoni kontributet drejtpërdrejt një korporate ligjore që përdoret nga Dëshmitarët e Jehovait në vendin ku jetoni. Për të mësuar se cilën korporatë ligjore përdorin Dëshmitarët e Jehovait në vendin ku jetoni, ju lutemi kontaktoni zyrën e degës. Adresën mund ta gjeni në sitin www.jw.org. Në varësi të kushteve të vendit, mund të dërgoni drejtpërdrejt kontribute në këto forma:

DHURIME PA KUSHT

  • Dhurime nëpërmjet transfertave elektronike bankare, kartës së debitit ose kartës së kreditit. Në disa degë, kjo mund të bëhet duke përdorur sitin jw.org ose një tjetër sit të caktuar.

  • Dhurime në para, bizhuteri ose gjëra të tjera të çmuara që janë pronë personale. Përfshi një letër ku të thuhet se këto janë dhurime pa kusht.

PARA TË LËNA ME KUSHT

  • Dhurime në para me kusht që mund t’i kthehen dhuruesit nëse i nevojiten.

  • Përfshi një letër ku të thuhet se ky është dhurim me kusht.

DHËNIE E PLANIFIKUAR

Përveç dhurimeve në para dhe gjërave të tjera të çmuara që janë pronë personale, ka edhe mënyra të tjera për ta çuar përpara shërbimin e Mbretërisë në të gjithë botën. Këto janë renditur më poshtë. Pavarësisht nga metoda ose metodat që dëshironi të përdorni, ju lutemi të kontaktoni më parë me zyrën e degës që mbikëqyr territorin e degës suaj, për të parë se cilat metoda janë të vlefshme. Përderisa kërkesat ligjore dhe ligjet e taksave ndryshojnë nga vendi në vend, është e rëndësishme të merrni mendimin e një këshilluesi ligjor dhe fiskal të kualifikuar para se të zgjidhni mënyrën më të mirë të dhurimit.

Sigurimet dhe planet e pensionit: Dhurim i bërë duke përcaktuar një korporatë të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait si përfituese të një police sigurimi për jetën, të një llogarie individuale pensioni ose të një plani pensioni.

Llogaritë bankare: Llogaritë bankare mund t’i bëhen të pagueshme pas vdekjes një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait sipas kërkesave bankare vendëse.

Aksionet dhe obligacionet: Aksione dhe obligacione që i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait si një dhuratë pa kusht.

Pronat e paluajtshme: Prona të paluajtshme që mund të shiten, të cilat i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait duke bërë një dhuratë pa kusht ose, në rastin e një prone banimi, duke i rezervuar një ambient banimi dhuruesit, i cili mund të vazhdojë të jetojë në të sa të jetë gjallë.

Testamentet dhe lënia në mirëbesim: Prona ose para që mund t’i lihen në trashëgimi një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait me anë të një testamenti të bërë ligjërisht ose duke vendosur korporatën si përfituese të një marrëveshjeje mirëbesimi. Ky rregullim mund të sjellë disa lehtësime nga taksat.

Siç nënkuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhurimesh kërkojnë në mënyrë të veçantë disa planifikime nga ana e dhuruesit. Për t’i ndihmuar individët që dëshirojnë të përkrahin veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait me anë të ndonjë forme të dhënies, është përgatitur një broshurë në gjuhën angleze dhe spanjolle e titullohet Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën (Charitable Planning to Benefit Kingdom Service Worldwide). Broshura u shkrua për të dhënë informacione për disa mënyra dhurimesh, që mund të bëhen tani ose më vonë, si për shembull një testament pas vdekjes. Informacioni në këtë broshurë mund të mos zbatohet plotësisht në rastin tuaj për shkak të ligjeve të taksave ose ligjeve të tjera në vendin ku jetoni. Me anë të këtyre metodave të dhënies, shumë veta kanë dhënë një dorë për të mbështetur veprimtaritë tona fetare e humanitare në të gjithë botën e ndërkohë të kenë më tepër lehtësime nga taksat. Nëse është në dispozicion në vendin ku jetoni, kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar një kopje sekretarit të kongregacionit.

Për më shumë informacione, klikoni linkun «Jep një kontribut për veprën mbarëbotërore» në fund të çdo faqeje të sitit jw.org ose kontaktoni zyrën e degës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo