Çfarë thotë Bibla?
A do të ketë ndonjëherë drejtësi të vërtetë në tokë?
Si mendon?
Po
Jo
Ndoshta
Bibla thotë:
«Unë e di mirë se Jehovai do ta mbrojë çështjen e të munduarit, drejtësinë e të varfrit.» (Psalmi 140:12) Mbretëria e Perëndisë do të sjellë paqe të vërtetë në tokë.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Zoti i sheh padrejtësitë sot në botë dhe do t’i ndreqë.—Eklisiastiu 5:8.
Drejtësia e Perëndisë do të sjellë paqe e siguri.—Isaia 32:16-18.
A miraton Perëndia vetëm disa grupe njerëzish?
Disa mendojnë se Zoti ka bekuar disa grupe njerëzish, por ka mallkuar të tjera; kurse disa mendojnë se Ai i trajton të gjithë njësoj. Po ti, si mendon?
Bibla thotë:
«Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.» (Veprat 10:34, 35) Në sytë e Perëndisë, të gjithë janë njësoj.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Bibla ka «një lajm të mirë» për ‘çdo komb, fis, gjuhë dhe popull’.—Zbulesa 14:6.