BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 1/11 f. 14
  • Sjellja e mirë jep fryt

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sjellja e mirë jep fryt
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Material i ngjashëm
  • Fuqia e përshëndetjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Të sillemi me edukatë si shërbëtorë të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Familje të mëdha të bashkuara në shërbimin e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 1/11 f. 14

Sjellja e mirë jep fryt

NË NJË ishull të vogël pranë bregut jugor të Japonisë, një nënë dhe tre fëmijët e saj të vegjël filluan të studionin Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Fqinjët në atë zonë të izoluar dhe shumë tradicionale, kur panë këtë, filluan ta shpërfillnin nënën sa herë që e shihnin. «Ajo që më lëndoi më shumë se shpërfillja e tyre, ishte se silleshin ftohtë me burrin dhe fëmijët e mi»,​—tregon ajo. Megjithatë, u tha fëmijëve të saj: «Duhet të vazhdojmë t’i përshëndetim fqinjët tanë për hir të Jehovait.»​—Mateu 5:47, 48.

Në shtëpi, i mësoi fëmijët të ishin të sjellshëm, pavarësisht nga mospranimi i njerëzve. Gjatë rrugës për te burimet termale, ku shkonin rregullisht, fëmijët i përsëritnin përshëndetjet e tyre në makinë. Sapo hynin në ndërtesë, gjithmonë thoshin buzagaz: «Konnichiwa!»​—«Mirëdita!» Edhe pse fqinjët tregoheshin të ftohtë, familja përshëndeste me durim këdo që shihte. Megjithatë, njerëzit e vunë re sjelljen e mirë të fëmijëve.

Më në fund, herë një fqinj, herë një tjetër, iu përgjigjën «Konnichiwa». Pas dy vjetësh, pothuajse të gjithë në qytet u përgjigjeshin kur i përshëndetnin. Gjithashtu fqinjët nisën të përshëndetnin njëri-tjetrin dhe u bënë më miqësorë. Zëvendëskryetari i bashkisë dëshironte t’i nderonte fëmijët për këtë ndryshim që sollën. Por, nëna e siguroi se thjesht po bënin atë që duhet të bëjnë të krishterët. Më pas, në një konkurs oratorie që u zhvillua për të gjithë ishullin, një nga djemtë tregoi se si nëna e stërviti familjen që t’i përshëndeste me mirësjellje të tjerët, pavarësisht nga reagimi i tyre. Fjalimi i tij fitoi çmimin e parë dhe u botua në gazetën e qytetit. Sot familja është shumë e lumtur për rezultatet e mira që solli ndjekja e parimeve të krishtere. Kur njerëzit janë miqësorë, është më e lehtë të flasësh për lajmin e mirë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo