BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 1/5 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Shërohet një djalë i pushtuar nga një demon
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezui kryen mrekulli në Kapernaum
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Jezui shëron një djalë të demonizuar
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 1/5 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Nëse një i krishterë dëgjon zëra, a do të thotë kjo medoemos se ai është i sulmuar nga demonët?

Jo. Ndërkohë që është raportuar se demonët shfaqen në këtë mënyrë, shumë individë që dëgjojnë zëra ose përjetojnë ndjesi shqetësuese të pashpjegueshme, pas një kontrolli, kanë marrë vesh se kanë një problem mjekësor.

Madje edhe në shekullin e parë, me sa duket, pranohej se sulmet e demonëve dhe gjendja shëndetësore e trupit disa herë prodhojnë efekte të ngjashme. Te Mateu 17:14-18 lexojmë për një djalosh të cilin e shëroi Jezui. Megjithëse djaloshi kishte shfaqur simptoma të rënda epileptike, vuajtja e tij në të vërtetë ishte shkaktuar nga një demon. Megjithatë në një rast të mëparshëm, kur turma njerëzish të sëmurë i sollën te Jezui për t’i shëruar, ato përfshinin disa që ishin ‘të pushtuar nga demonët dhe epileptikë’. (Mateu 4:24) Me sa duket pranohej se disa epileptikë nuk ishin të pushtuar nga demonët. Problemet e tyre ishin shëndetësore.

Raportohet se disa që vuajnë nga skizofrenia, një sëmundje shpesh e mjekueshme me ilaçe, dëgjojnë zëra ose përjetojnë simptoma të tjera që mund të duken paksa të mistershme.a Edhe gjendje të tjera shëndetësore të trupit mund të shkaktojnë turbullim mendor për të cilin disa mund të mendojnë gabimisht se shkaktohet nga demonët. Pra, edhe pse një individ që thotë se dëgjon zëra ose ka ndjesi shqetësuese të tjera, mendon që nuk duhet përjashtuar mundësia e një sulmi nga demonët, ai duhet të inkurajohet patjetër që të marrë parasysh mundësinë e një kontrolli mjekësor për të ditur nëse ka një shpjegim shëndetësor për atë që po përjeton.

[Shënimi]

a Shih «Sëmundjet mendore nuk janë më mister», në numrin e 8 shtatorit të vitit 1986 të Zgjohuni!, anglisht, revistë shoqëruese e Kullës së Rojës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo