BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/1 f. 3-4
  • Të bashkuar në udhën më të mirë të jetës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të bashkuar në udhën më të mirë të jetës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Material i ngjashëm
  • Familja e Jehovait gëzon një unitet të çmuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Uniteti identifikon adhurimin e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Si arrihet uniteti i vërtetë mes të krishterëve?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Çfarë nënkupton uniteti i adhurimit në kohën tonë?
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/1 f. 3-4

Të bashkuar në udhën më të mirë të jetës

Nëse popullsia e botës do të vazhdojë të rritet, së shpejti mbi tokë do të ketë gjashtë miliardë njerëz. Edhe pse të gjithë rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët, shumë prej tyre nuk duket se e pranojnë që janë pjesëtarë të një familjeje globale, e cila i jep llogari një Krijuesi të dashur e të mençur. Përçarja dhe konfliktet mes kombeve, racave dhe kulturave japin një dëshmi të zymtë të kësaj gjendjeje të trishtueshme.

PËR shkak të kushteve aktuale të botës, uniteti global mund të duket sikur është një synim i paarritshëm. The Columbia History of the World pohon: «Në lidhje me çështjen më të rëndësishme se si të jetojmë së bashku, bota bashkëkohore nuk ka as edhe një ide të vetme të re për të ofruar, as edhe një.»

Megjithatë, sjellja e unitetit mes të gjithë banorëve të tokës nuk kërkon një ide të re. Shtegu drejt unitetit është treguar në Shkrimet e Shenjta. Ai ka në qendër adhurimin e Atij që krijoi tokën dhe gjithë jetën në të. Uniteti i vërtetë i mendimit, i qëllimit dhe i udhës së jetës ekziston tashmë mes popullit të Perëndisë. Me një numër prej më shumë se pesë milionë e gjysmë njerëzish në 233 vende, ata janë të bashkuar në bindjen e tyre se udha hyjnore e jetës është udha më e mirë. Ashtu si psalmisti, ata luten: «Më mëso, o Jehova në lidhje me udhën tënde. Unë do të eci në të vërtetën tënde. Bashkoje zemrën time, që t’i druhet emrit tënd.»—Psalmi 86:11, BR.

Ky bashkim i njerëzve në adhurimin e pastër u paratha shumë kohë më parë nga profeti Isaia. Ai shkroi: «Duhet të ndodhë në pjesën përfundimtare të ditëve që mali i shtëpisë së Jehovait do të bëhet fortësisht i vendosur mbi majën e maleve dhe ai sigurisht do të ngrihet mbi kodrat, dhe në të duhet të vërshojnë të gjitha kombet. Dhe shumë popuj me siguri do të shkojnë e do të thonë: ‘Ejani o njerëz dhe le të ngjitemi në malin e Jehovait, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit; dhe ai do të na udhëzojë në lidhje me udhët e tij, dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.’»—Isaia 2:2, 3, BR.

Uniteti i Dëshmitarëve të Jehovait është i pashoq. Në mbi 87.000 kongregacione anembanë botës, ata marrin nga i njëjti ushqim frymor në mbledhjet e tyre javë pas jave. (Mateu 24:45-47) Megjithatë, duke filluar nga mesi i vitit 1998 e deri në fillim të vitit 1999 Dëshmitarët e shfaqën unitetin e tyre në një mënyrë tjetër, duke u mbledhur në Kongreset treditore «Udha hyjnore e jetës» në të gjithë botën. Në 13 shtete, këto grumbullime përfshinë edhe delegacione të mëdha nga vende të ndryshme dhe u quajtën kongrese ndërkombëtare. Të tjerat u përkufizuan si kongrese krahinore. Por, të gjitha këto kongrese paraqitën të njëjtin program me gjëra të mira frymore.

Sa kënaqësi ishte të shihje delegatët e lumtur e të veshur mirë që vërshonin nëpër auditore dhe stadiume, për t’u mësuar nga Jehovai! Tipike e kësaj ishin fjalët e një delegateje në kongresin ndërkombëtar të mbajtur në Miçigan, SHBA. Ajo tha: «Ishte një gëzim kaq i madh të shihje vëllezërit tanë nga e gjithë bota: Republika Çeke, Barbadosi, Nigeria, Hungaria, Anglia, Holanda, Etiopia, Kenia dhe shumë vende të tjera, duke përqafuar njëri-tjetrin! Ishte bukur të shihje vëllezërit që banonin së bashku në unitet, duke derdhur lot gëzimi nga dashuria që kanë për njëri-tjetrin dhe për Perëndinë e tyre të madh, Jehovain!» Artikulli vijues do të shqyrtojë programin e kongresit, i cili u prit me gëzim nga miliona njerëz në të gjithë tokën.

[Burimi i figurës në faqen 3]

Mountain High Maps® Copyright © 1997 Digital Wisdom, Inc.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo