BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/12 f. 29-31
  • A është i gabuar çdo ankim?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është i gabuar çdo ankim?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pasoja të këqija tek vetja dhe tek të tjerët
  • A dënohet çdo ankim?
  • Kongregacioni i krishterë
  • Drejtuar autoritetit të duhur
  • Pse ta shmangim qëndrimin ankues?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • ‘T’i bëjmë gjërat pa murmuritje’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Të vazhdojmë të shërbejmë sup më sup
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/12 f. 29-31

A është i gabuar çdo ankim?

Cilat mërzi janë më të dhimbshme sesa ato për të cilat nuk mund të ankohemi?​—Marquis De Custine (1790-1857)

PËR dy vjet ajo kishte duruar ngacmimet seksuale nga një koleg. Protestat e saj patën si rezultat abuzimin gojor dhe mospërfilljen. Stresi i ndrydhur brenda po i ndikonte në shëndet, por ç’mund të bënte? Ngjashëm, një student që kishte qenë i pari i klasës, ishte përjashtuar sepse ndërgjegjja e tij nuk e lejonte të merrte pjesë në ushtrimet e artit ushtarak, që kërkoheshin nga shkolla. Që të dy mendonin se nuk e meritonin atë trajtim, por a duhej të ankoheshin? Nëse po, a mund të shpresonin për lehtësim, apo kjo do t’i çonte edhe më keq gjërat?

Ankime si këto dhe të tjera, sot janë të zakonshme, duke qenë se jetojmë mes njerëzish të papërsosur në një botë shumë larg asaj ideale. Gama e ankimeve përfshin që nga shprehja pasive e pakënaqësisë, brengës, dhembjes apo inatit për disa situata, deri në një akuzë formale kundër një individi. Shumica e njerëzve preferojnë ta shmangin ankimin dhe përballimin e çështjeve, por a duhet që një person të qëndrojë gjithnjë në heshtje? Cila është pikëpamja e Biblës?

Pasoja të këqija tek vetja dhe tek të tjerët

Nuk ka dyshim që një frymë ankimi kronik është e dëmshme dhe në Bibël dënohet. Një ankues do t’i sjellë dëm fizik dhe frymor vetes së tij dhe nervozizëm atyre që janë subjekti i ankimeve të tij. Duke iu referuar një gruaje ankuese, një proverb biblik thotë: «Një çati që pikon, e cila e bën të largohet një person në ditën e një shiu të vazhdueshëm, dhe një grua grindavece janë të krahasueshme.» (Fjalët e urta 27:15, BR) Ankimi drejtuar kundër Jehovait apo njërit prej sigurimeve të tij, është sidomos diçka e fajshme. Kur kombi i Izraelit u ankua për manën e siguruar në mënyrë të mrekullueshme gjatë udhëtimit të tyre 40-vjeçar me peripeci nëpër shkretëtirë, duke e quajtur «bukë e përbuzshme», Jehovai dërgoi gjarpërinj helmues për t’i ndëshkuar ankuesit pa respekt dhe shumë prej tyre vdiqën.​—Numrat 21:5, 6, BR.

Më vonë, Jezui i këshilloi ithtarët e tij të mos ankoheshin për «lëmishten» e të metave që vihen re në njerëzit e tjerë, por të ishin më se të vetëdijshëm për «traun» e madh të mangësive që kemi ne vetë. (Mateu 7:1-5) Në një mënyrë të ngjashme, Pavli e dënoi gjykimin (një formë ankimi) e një tjetri si «të pafalshëm . . . sepse ti që gjykon bën të njëjtat gjëra». Këto paralajmërime kundër ankimeve duhet të na nxitin për të shmangur të qenët kritikë në mënyrë të panevojshme dhe zhvillimin e një fryme ankimi.​—Romakëve 2:1.

A dënohet çdo ankim?

A duhet, atëherë, të nxjerrim përfundimin se çdo formë ankimi duhet dënuar? Jo, nuk duhet. Bibla tregon se ka shumë padrejtësi në këtë botë defektoze në të cilën jetojmë, që kërkojnë me të drejtë korrigjim. Në një ilustrim, Jezui përmendi një gjykatës të padrejtë, i cili mezi ia dha të drejtën një vejushe të shtypur, që ajo të mos ‘shkonte vazhdimisht dhe ta rraskapiste’. (Luka 18:1-8) Në disa aspekte edhe neve mund të na duhet të këmbëngulim në ankimet tona, derisa gjërat e gabuara të ndreqen.

Duke na inkurajuar të lutemi që të vijë Mbretëria e Perëndisë, a nuk na nxiti Jezui të pranojmë mangësitë e kësaj bote të tanishme dhe t’i ‘thërrasim’ Perëndisë për një mjet shërimi? (Mateu 6:10) Kur «thirrja e ankimit» për ligësinë e Sodomës dhe Gomorrës së lashtë arriti në veshët e tij, Jehovai dërgoi lajmëtarët e tij për «të parë nëse ata [vepronin] plotësisht sipas britmës në lidhje me këtë gjë» dhe për të sjellë një mjet shërimi. (Zanafilla 18:20, 21, BR) Për lehtësimin e atyre që i ishin ankuar, Jehovai më pas ndreqi situatën, duke shkatërruar të dy qytetet dhe banorët e tyre imoralë.

Kongregacioni i krishterë

A duhet të jetë ndryshe mes vëllezërve brenda kongregacionit të krishterë? Megjithëse burra dhe gra të papërsosur, të krishterët po përpiqen me zjarr për t’i shërbyer Perëndisë në paqe dhe unitet. Megjithatë, mes tyre do të krijohen situata që japin shkas për njëfarë ankimi dhe që kërkojnë një mjet shërimi. Në shekullin e parë, një lloj situate u krijua në kongregacionin e të mirosurve, pak pas Rrëshajëve. Shumë të krishterë të sapokthyer qëndruan në Jerusalem për udhëzime dhe inkurajim të mëtejshëm. Atje po bëhej një ndarje e sasive të ushqimit që ishin në dispozicion. Megjithatë, «lindi një murmuritje nga ana e judenjve që flisnin greqisht kundër judenjve që flisnin hebraisht, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shpërndarjen e përditshme». Në vend se t’i dënonin si krijues trazire këta ankues, apostujt morën veprime për të ndrequr situatën. Po, ankime të drejta të bëra me respektin e duhur dhe me frymën e duhur, do të dëgjohen përulësisht dhe do të veprohet në lidhje me to, nga ata që kanë mbikëqyrjen në kongregacion.​—Veprat 6:1-6, BR; 1. Pjetrit 5:3.

Drejtuar autoritetit të duhur

A e vure re nga shembujt e mësipërm se ankimet duhen bërë me frymën e duhur dhe i duhen drejtuar autoritetit të duhur? Për shembull, do të ishte e pakuptimtë të ankoheshe në polici për një barrë të rëndë taksash apo t’i ankoheshe një gjykatësi për sëmundjet fizike të një personi. Po kështu, do të ishte e papërshtatshme t’i ankoheshe për një situatë brenda apo jashtë kongregacionit, një personi që nuk ka autoritet apo aftësi për të të ndihmuar.

Sot, në shumë vende ka gjykata dhe autoritete të tjera të përshtatshme, të cilave mund t’u drejtohemi me shpresën e fitimit të ndonjë mase për lehtësim. Kur studenti i përmendur në fillim të artikullit e çoi ankimin e tij në gjyq, gjykatësit morën një vendim në favor të tij dhe ai u rifut në shkollë me një kërkesë për falje nga ana e saj. Ngjashëm, punonjësja që kishte pësuar ngacmime seksuale, gjeti lehtësim me anë të një organizate për gratë punonjëse. Asaj iu kërkua ndjesë nga këshilli pedagogjik i shkollës. Kolegët e saj ndërmorrën hapat për të ndaluar ngacmimet seksuale.

Megjithatë, nuk duhet pritur që të gjitha ankimet të kenë të njëjtin rezultat. Mbreti i mençur Solomon, në mënyrë realiste vërejti: «Ajo që është e shtrembër nuk mund të bëhet e drejtë.» (Predikuesit 1:15) Bëjmë mirë të pranojmë se disa çështje duhet thjesht të presin që Perëndia t’i ndreqë në kohën e tij të duhur.

[Figura në faqen 31]

Pleqtë dëgjojnë dhe veprojnë në lidhje me ankimet e drejta

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo