BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/12 f. 32
  • Dhjetë Urdhërimet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhjetë Urdhërimet
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/12 f. 32

Dhjetë Urdhërimet

PESHKOPI i Glaoçesterit të Anglisë, zbuloi që më shumë se gjysma e klerikëve të dioqezës së tij nuk mund t’i përsëritnin Dhjetë Urdhërimet dhe 10 për qind e tyre nuk dinin ku t’i gjenin në Bibël. Por kjo ka ndodhur 450 vjet më parë. Që atëherë, a është përmirësuar situata? Vështirë se po, siç zbulon edhe një anketë e rastit e kohëve të fundit në Sunday Times, për klerikët anglikanë.

Nga 200 klerikët e intervistuar, vetëm 34 për qind mund të citonin të Dhjetë Urdhërimet. Nga pjesa tjetër, njëri mendonte se ato ishin tepër ndaluese, ndërsa një tjetër i kishte hequr fare nga mendja, si jopraktike për problemet e sotme morale.

A i di Dhjetë Urdhërimet apo se ku t’i gjesh ato? Ato ndodhen të shkruara në Eksodin, librin e dytë të Biblës, në 17 vargjet e para të kapitullit 20. Pse të mos i lexosh? Këtu jepet një mënyrë e thjeshtë për t’i grupuar. Katër të parat kanë të bëjnë me adhurimin tonë ndaj Perëndisë, i pesti thekson jetën familjare, ato nga i gjashti deri tek i nënti lidhen me marrëdhënien që kemi me të tjerët, ndërsa i dhjeti është i vetëm; ai na bën të kërkojmë në zemrën tonë, të kontrollojmë motivet tona. Ja një përmbledhje e shkurtër e asaj se si mund t’i aplikojnë të krishterët parimet.

Së pari: Të kenë devotshmëri ekskluzive për Krijuesin tonë. Së dyti: Të mos përdorin shëmbëlltyra në adhurim. Së treti: Të respektojnë dhe të lartësojnë gjithmonë emrin e Perëndisë. Së katërti: Të lënë kohë për t’u përqendruar në çështjet frymore, pa shpërqendrim. Së pesti: Fëmijë, respektoni prindërit tuaj. Së gjashti: Të mos vrasin. Së shtati: Të shmangin tradhtinë bashkëshortore. Së teti: Të mos vjedhin. Së nënti: Të thonë të vërtetën. Së dhjeti: T’i largohen dëshirimit të gabuar.

Dhjetë Urdhërimet ishin pjesë e kodit të ligjeve dhënë Moisiut. Por parimet që përmbajnë ato nuk njohin kufij kohorë. (Romakëve 6:14; Kolosianëve 2:13, 14) Për këtë arsye, ithtarët e Jezuit cituan nga Dhjetë Urdhërimet dhe iu referuan atyre. (Romakëve 13:8-10) Sa shumë më e lumtur dhe më e sigurt do të ishte sot jeta, nëse të gjithë do të respektonin dhe do të jetonin sipas këtyre parimeve të frymëzuara hyjnisht!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo