Dëshmitarët e Jehovait do të mbajnë kongrese ndërkombëtare
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait, po planifikon që gjatë vitit 1998 të mbahen kongrese ndërkombëtare. Ky njoftim mori një përgjigje entuziaste në mbledhjen vjetore të Shoqatës Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, që u mbajt në Sallën e Asambleve në Qytetin Xhersi, të shtunën, më 5 tetor 1996.
Bashkë me kongreset e zakonshme krahinore, gjatë mesit të vitit 1998, në Amerikën Veriore do të mbahen një numër kongresesh ndërkombëtare. Pritet që këto grumbullime të mbledhin së bashku me qindra e mijëra Dëshmitarë nga shumë vende të tokës. Për të lejuar përfaqësimin e sa më shumë vendeve që të jetë e mundur, secila prej më shumë se 100 zyrave të degëve të Shoqatës Watch Tower, do të ketë një numër të përcaktuar delegatësh në një qytet të caktuar të kongresit ndërkombëtar në Amerikën Veriore.
Kuptohet se jo të gjithë ata që do t’u pëlqente të udhëtonin për në Amerikën Veriore, do të kenë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, mund të jetë e mundshme për mijëra vetë, që të marrin pjesë në një kongres ndërkombëtar më pranë vendit të tyre. Po bëhen rregullime që të mbahen kongrese ndërkombëtare edhe në dy apo tri vende të Evropës, si dhe disa të tjerë në Afrikë, në Azi, në Amerikën Latine, në Paqësorin Jugor dhe në Karaibe.
Në një kohë të përshtatshme, zyrat e degëve të Shoqatës do t’i lajmërojnë kongregacionet në territoret e tyre përkatëse, në lidhje me qytetin apo qytetet e kongresit, në të cilat janë ftuar ata. Do të jepet edhe informacion lidhur me datat e kongresit dhe rregullimet për zgjedhjen e delegatëve. Ata që kanë ndër mend të plotësojnë kërkesën për t’u zgjedhur delegatë, mund të kenë dëshirë që të fillojnë të kursejnë një pjesë të fondit të tyre, përpara këtyre ngjarjeve të veçanta.
Të gjithë Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën, mund të presin me padurim atë që është rezervuar për këto grumbullime ndërkombëtare në vitin 1998. Në të gjitha vendet, kongreset krahinore do të kenë një program të ngjashëm.