BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/9 f. 2-7
  • A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha fetë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha fetë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Njihen nga frytet e tyre
  • Nevojë për kujdes
  • Të shqyrtojmë frytet
  • Koha për veprime vendimtare
  • Adhurimi që miraton Perëndia
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Fesë së rreme po i vjen fundi!
    Fesë së rreme po i vjen fundi!
  • A e ke gjetur fenë e vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Është e rëndësishme se çfarë feje ndjek ti
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/9 f. 2-7

A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha fetë?

A mendon se të gjitha fetë i pëlqejnë Perëndisë? Ka mundësi që çdo formë adhurimi që njeh ti, nxit sjelljen e mirë, të paktën deri në njëfarë mase. Por, a mjafton kjo për t’i pëlqyer Perëndisë?

DISA thonë: «Mjaft që të jesh i sinqertë në adhurimin tënd dhe Perëndisë do t’i pëlqejë. Të gjitha fetë kanë diçka të mirë.» Për shembull, besimi Baha’i e ka adoptuar këtë pikëpamje, deri në atë pikë sa ka përfshirë në bindjet e tij nëntë fetë kryesore të botës. Ky grup fetar pohon se të gjitha këto fe kanë origjinë hyjnore dhe janë aspekte të një të vërtete. Por, si mund të jetë kështu?

Për më tepër, ti ke të drejtë të pyesësh, se si mund t’i pëlqejë Perëndisë një fe që urdhëron pjesëtarët e saj të vendosin gaze nervo-paralizuese në vendet publike, me mundësinë për të vrarë kushedi sa njerëz. Kjo akuzë është drejtuar kundër një grupi fetar në Japoni. Apo, a i pëlqen Perëndisë një fe, e cila shkakton që pjesëtarët e saj të kryejnë vetëvrasje? Disa vite më parë, kjo ndodhi me ithtarët e kreut fetar Xhim Xhons.

Duke hedhur vështrimin në kohët e lashta, me të drejtë mund të pyesim: A mund t’i pëlqejnë fetë Perëndisë, ndërkohë që nxisin luftëra, si në rastin e Luftës Tridhjetëvjeçare, që u zhvillua nga viti 1618 deri 1648? Sipas The Universal History of the World, ai konflikt fetar mes katolikëve dhe protestantëve ishte «një nga luftërat më të tmerrshme të historisë evropiane».

Kryqëzatat fetare nga shekulli i 11-të deri në të 13-in, shkaktuan edhe ato gjakderdhje të tmerrshme. Në Kryqëzatën e parë, për shembull, të ashtuquajturit kryqtarë të krishterë, masakruan brutalisht myslimanët dhe judenjtë që banonin në Jerusalem.

Le të shqyrtojmë, gjithashtu, çfarë ndodhi gjatë Inkuizicionit, i cili nisi në shekullin e 13-të dhe zgjati rreth 600 vjet. Qindra njerëz u torturuan dhe vdiqën të djegur, me urdhër të krerëve fetarë. Në librin e tij Vicars of Christ​—The Dark Side of the Papacy, Pitër De Roza thotë: «Në emër të papës, [inkuizitorët] ishin përgjegjës për sulmet më të tërbuara dhe më të zgjatura mbi sedrën njerëzore, në historinë e racës [njerëzore].» Në lidhje me inkuizitorin domenikan, Torkuemada i Spanjës, De Roza thotë: «I emëruar në vitin 1483, ai sundoi në mënyrë tiranike për pesëmbëdhjetë vjet. Viktimat e tij kapnin numrin prej më se 114.000 vetash, prej të cilëve 10.220 u dogjën.»

Natyrisht, fetë e të ashtuquajturit krishterim nuk janë të vetmet fajtore për gjakderdhje. Në veprën e tij, Pensées, filozofi francez, Blez Paskal, vërejti: «Njerëzit s’bëjnë kurrë të liga në mënyrë kaq të plotë dhe me gëzim, sesa kur i bëjnë për bindjet fetare.»

Njihen nga frytet e tyre

Nga këndvështrimi i Perëndisë, pranimi i një feje nuk bazohet vetëm mbi një faktor. Që një fe të jetë e pranuar prej tij, mësimet dhe aktivitetet e saj duhen të jenë në përputhje me Fjalën e tij të shkruar të së vërtetës, Biblën. (Psalmi 119:160; Gjoni 17:17) Frytet e adhurimit të miratuar nga Perëndia duhet të përputhen me normat e Perëndisë Jehova.

Në Predikimin e tij mbi Mal, Jezu Krishti tregoi se do të kishte profetë të atillë që do të pohonin rrejshëm se përfaqësonin Perëndinë. Jezui tha: «Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. Ju do t’i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija. Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira. Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr. Ju, pra, do t’i njihni profetët nga frytet e tyre.» (Mateu 7:15-20) Këto fjalë tregojnë se duhet të qëndrojmë vigjilentë frymësisht. Mund të mendojmë se një udhëheqës apo një grup fetar është i pranuar nga Perëndia dhe Krishti, por mund të jemi në gabim.

Nevojë për kujdes

Edhe pse një fe pohon se ka miratimin e Perëndisë dhe shërbyesit e saj lexojnë vargje nga Bibla, kjo s’do të thotë se ajo është një formë adhurimi që i pëlqen Perëndisë. Krerët e saj ndoshta mund të bëjnë edhe gjëra që të lënë përshtypje, nga të cilat mund të duket sikur Perëndia vepron me anë të tyre. Gjithsesi, feja mund të jetë e rreme, duke mos prodhuar fryte të pranueshme për Perëndinë. Priftërinjtë egjiptianë që praktikonin magjinë në kohën e Moisiut, mundën të bënin gjëra që të linin përshtypje, por sigurisht që ata s’kishin miratimin e Perëndisë.​—Dalja 7:8-22.

Sot, si edhe në të shkuarën, shumë fe nxitin ide dhe filozofi njerëzore, në vend se t’i mbahen ngushtë asaj që Perëndia shpall se është e vërteta. Veçanërisht i përshtatshëm është, pra, paralajmërimi i Biblës: «Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit.»​—Kolosianëve 2:8.

Pasi kishte folur për frytet e mira e të këqija, Jezui tha: «Jo çdo njeri që më thotë: ‘Zot, Zot’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej. Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’ Dhe atëherë unë do t’u sqaroj atyre: ‘Unë s’ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi.’»​—Mateu 7:21-23.

Të shqyrtojmë frytet

Qartë, pra, që është thelbësore të shohim frytet e një feje, përpara se të arrijmë në përfundimin nëse është e pranueshme nga Perëndia. Për shembull, a është përfshirë feja me politikën? Atëherë, le të vërejmë këto fjalë që gjejmë në Jakovit 4:4: «Ai . . . që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.» Për më tepër, Jezui tha për ithtarët e tij të vërtetë: «Ata nuk janë nga bota, sikurse unë nuk jam nga bota.» (Gjoni 17:16) Feja e mirë në sy të Perëndisë, nuk përzihet me politikën e kësaj bote, e cila «dergjet nën pushtetin e të ligut», krijesës frymore të padukshme, Satana Djallit. (1. Gjonit 5:19) Përkundrazi, feja që miraton Perëndia mbështet besnikërisht Mbretërinë e tij nën Jezu Krishtin dhe shpall lajmin e mirë në lidhje me atë qeveri qiellore.​—Marku 13:10.

A është e pranueshme nga Perëndia një fe që përkrah mosbindjen civile? Përgjigjja është e dukshme, nëse dëgjojmë këshillën e apostullit Pavël: «U kujto atyre që t’u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë.» (Titit 3:1) Natyrisht, Jezui tregoi se ithtarët e tij duhej ‘t’i jepnin Cezarit atë që ishte e Cezarit dhe Perëndisë atë që ishte e Perëndisë’.​—Marku 12:17.

Le të imagjinojmë një fe që inkurajon pjesëmarrjen në luftërat e kombeve. Letra e parë e Pjetrit 3:11 na nxit ‘të bëjmë të mirën’ dhe ‘të kërkojmë paqen e ta ndjekim atë’. Si mund t’i pëlqejë Perëndisë një fe, nëse pjesëtarët e saj janë të gatshëm për të vrarë në luftë bashkadhuruesit e tyre të një vendi tjetër? Pjesëtarët e fesë që ka miratimin e Perëndisë, pasqyrojnë cilësinë e tij kryesore: dashurinë. Dhe Jezui tha: «Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:35) Kjo dashuri s’ka asgjë të përbashkët me urrejtjen e dhunshme që ushqejnë luftërat e kombeve.

Feja e vërtetë i shndërron njerëzit luftëdashës, në dashamirës të paqes. Kjo u paratha me këto fjalë: «Do t’i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.» (Isaia 2:4) Në vend se të derdhin me forcë fjalë urrejtjeje, praktikuesit e adhurimit të vërtetë përputhen me urdhrin: «Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.»​—Mateu 22:39.

Ata që praktikojnë fenë e vërtetë përpiqen të jetojnë sipas normave të larta të Perëndisë Jehova, duke mos pranuar të adoptojnë një mënyrë jetese imorale. Fjala e Perëndisë pohon: «A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.»​—1. Korintasve 6:9-11.

Koha për veprime vendimtare

Është thelbësore të dallojmë ndryshimin ndërmjet adhurimit të rremë dhe fesë së vërtetë. Në librin biblik të Zbulesës, perandoria botërore e fesë së rreme është identifikuar si «Babilonia e Madhe», një lavire simbolike, «me të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut». Ajo është fajtore për gjak dhe në dorë mban një kupë ari «plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj». (Zbulesa 17:1-6) Para Perëndisë ajo s’ka asgjë të pranueshme.

Kjo është koha për veprime vendimtare. Njerëzve të sinqertë që janë ende në Babiloninë e Madhe, Krijuesi ynë i dashur u dërgon këtë thirrje: «Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjesëtarë të mëkateve të saj dhe të mos merrni nga plagët e saj.»​—Zbulesa 18:4.

Nëse dëshiron të praktikosh fenë që i pëlqen Perëndisë, përse të mos njihesh më mirë me Dëshmitarët e Jehovait? Tabela përkrah rendit disa nga bindjet e tyre, bashkë me arsyet biblike për to. Kërko në Biblën tënde, për të parë nëse bindjet e Dëshmitarëve përputhen me Fjalën e Perëndisë. Heto për të zbuluar nëse feja e tyre prodhon ato fryte që ti do të prisje nga adhurimi i vërtetë. Nëse del se është kështu, atëherë ke zbuluar fenë që i pëlqen Perëndisë.

[Kutia në faqen 5]

ÇFARË BESOJNË DËSHMITARËT E JEHOVAIT?

BESIMI BAZA BIBLIKE

Emri i Perëndisë është Jehova Dalja 6:3; Psalmi 83:18

Bibla është Fjala e Perëndisë Gjoni 17:17; 2. Timoteut 3:16, 17

Jezu Krishti është Mateu 3:16, 17; Gjoni 14:28

Biri i Perëndisë

Njerëzimi nuk evoluoi, Zanafilla 1:27; 2:7

por u krijua

Vdekja e njerëzve vjen Romakëve 5:12

nga mëkati i njeriut të parë

Shpirti pushon së Eklisiastiu 9:5, 10;

ekzistuari në vdekje Ezekieli 18:4

Ferri është varri i Jobi 14:13; Zbulesa 20:13

përbashkët i njerëzimit

Ringjallja është Gjoni 5:28, 29; 11:25; shpresa për të vdekurit Veprat 24:15

Krishti dha jetën e tij Mateu 20:28;

tokësore si shpërblim për 1. Pjetrit 2:24;

njerëzit e bindur 1. Gjonit 2:1, 2

Lutjet i duhen drejtuar Mateu 6:9; vetëm Jehovait, nëpërmjet Gjoni 14:6, 13, 14

Krishtit

Bindje ndaj ligjeve 1. Korintasve 6:9, 10

morale të Biblës

Nuk duhen përdorur Dalja 20:4-6;

shëmbëlltyra në adhurim 1. Korintasve 10:14

Spiritizmi duhet shmangur Ligji i përtërirë 18:10-12; Galatasve 5:19-21

Nuk duhet kaluar Zanafilla 9:3, 4;

gjak në trupin e dikujt Veprat 15:28, 29

Ithtarët e vërtetë të Gjoni 15:19; 17:16;

Jezuit rrinë të Jakovit 1:27; 4:4

ndarë nga bota

Të krishterët dëshmojnë, Isaia 43:10-12;

duke shpallur lajmin e mirë Mateu 24:14; 28:19, 20

Pagëzimi, duke u zhytur Marku 1:9, 10;

tërësisht në ujë simbolizon Gjoni 3:22;

dedikimin ndaj Perëndisë Veprat 19:4, 5

Titujt fetarë nuk janë biblikë Jobi 32:21, 22; Mateu 23:8-12

Ne po jetojmë në Danieli 12:4; Mateu 24:3-14;

«kohën e fundit» 2. Timoteut 3:1-5

Prania e Krishtit Mateu 24:3; Gjoni 14:19;

është e padukshme 1. Pjetrit 3:18

Satanai është sundimtari Gjoni 12:31;

i padukshëm i botës 1. Gjonit 5:19

Perëndia do të shkatërrojë Danieli 2:44;

sitemin e tanishëm Zbulesa 16:14, 16;

të lig të gjërave 18:1-8

Mbretëria e Perëndisë Isaia 9:6, 7;

nën Krishtin, do të sundojë Danieli 7:13, 14;

mbi tokë me drejtësi Mateu 6:10

Një «kope e vogël» do të Luka 12:32;

sundojë në qiell me Krishtin Zbulesa 14:1-4; 20:4

Të miratuarit e tjerë Luka 23:43;

nga Perëndia, do të marrin Gjoni 3:16;

jetën e përhershme mbi Zbulesa 21:1-4

një tokë parajsore

[Figura në faqen 4]

Me mijëra vetë u vranë gjatë Inkuizicionit

[Figura në faqen 6]

Kryqëzatat sollën gjakderdhje të tmerrshme

[Figura në faqen 7]

Feja e vërtetë njihet nga frytet e saj të mira

[Burimi i figurës në faqen 2]

Kopertina: Garo Nalbandian

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo