BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/3 f. 31
  • Respektohen të drejtat e pacientit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Respektohen të drejtat e pacientit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Material i ngjashëm
  • Pranova pikëpamjen e Perëndisë për gjakun
    Zgjohuni!—2003
  • Ju keni të drejtën të zgjidhni
    Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?
  • Alternativa me cilësi ndaj transfuzionit
    Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/3 f. 31

Respektohen të drejtat e pacientit

«Nuk kam si ta bëj këtë operacion pa gjak. Nëse do ta bësh operacionin, duhet të pranosh metodën time të kurimit. Përndryshe, shko e gjej një mjek tjetër.»

FJALËT e mjekut nuk e lëkundën besimin e Çeng Sae Çusë, një Dëshmitare e Jehovait që jeton në Tailandë. E diagnostikuar me meningiomë, një lloj tumori i trurit, Çeng kishte nevojë të domosdoshme për një operim. Megjithatë, ajo ishte e vendosur për t’iu bindur urdhrit të Biblës: «Hiqni dorë . . . nga gjaku.»​—Veprat 15:28, 29.

Çeng vizitoi edhe dy spitale të tjera, duke preferuar të kurohej në vendin e saj nëse ishte e mundur. Për zhgënjimin e saj, edhe mjekët atje nuk pranuan ta bënin operacionin pa gjak. Përfundimisht, Çeng u vu në kontakt me Institutin Neurologjik të Kolegjit Mjekësor të grave në Tokio, përmes Shërbimit për Informacion mbi Spitalet (SHIS) në Tailandë. Ky spital kishte kuruar më shumë se 200 pacientë me tumor në tru, duke përdorur rrezet gama, një nga arritjet më të reja në terapinë me rreze.

U morën masa që Çeng të qëndronte tek Dëshmitarët japonezë që jetonin afër spitalit. Një grup Dëshmitarësh e pritën në aeroport, duke përfshirë dy Dëshmitarë të Jehovait që flisnin gjuhën tajeze dhe një përfaqësues i SHIS-it. Pas gati një javë analizash mjekësore, Çeng u pranua në spital, ku bëri një kurë me rreze gama. Procedura zgjati vetëm rreth një orë. Ditën tjetër Çeng doli nga spitali dhe një ditë më pas do të merrte rrugën për t’u kthyer në Tailandë.

«Kurrë nuk e mendoja se kjo gjë do të më ndihmonte kaq shumë,—tha Çeng.—Më la me të vërtetë mbresa dashuria që m’u tregua dhe bashkëpunimi ndërmjet shumë palëve.»

Duke raportuar këtë pikë të re, një gazetë japoneze komentoi: «Deri tani, mospranimi i transfuzioneve të gjakut ka pasur më shumë arsye fetare. Por transfuzionet e gjakut kanë pasoja anësore si SIDA, rreziku i infeksioneve virale si hepatiti C dhe alergji. Për këtë arsye, ka edhe pacientë që nuk dëshirojnë transfuzione gjaku, pavarësisht nga bindjet e tyre fetare.»—Mainichi Shimbun.

Gazeta thoshte më tej: «Shumë pacientë që nuk pranonin transfuzione gjaku, ishin të detyruar të ndryshonin spitalet, por atje duhet një ndryshim nga ana e institucioneve mjekësore për të respektuar vullnetin e pacientit. Kërkohet një miratim i informuar (pacienti të marrë shpjegime të plota mbi atë që përfshihet dhe më pas të pranojë kurën) dhe rastet e transfuzionit të gjakut nuk janë një përjashtim. Duhet kuptuar se kjo nuk është një çështje që i përket vetëm njëfarë feje.»

Ashtu si Çeng Sae Ço, shumë njerëz që preferojnë kura pa gjak, duhet të transferohen nëpër spitale të tjera. Megjithatë, ata i çmojnë përpjekjet e mjekëve që janë të gatshëm për të respektuar të drejtat e pacientëve të tyre.

Shërbimi për Informacion mbi Spitalet është vendosur nga Dëshmitarët e Jehovait në degët e Shoqatës Watch Tower për të kërkuar bashkëpunimin e mjekëve që respektojnë bindjet e tyre. Në të gjithë botën, SHIS ndërton marrëdhënie bashkëpunimi me spitalet, mjekët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, avokatët dhe gjykatësit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo