BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/10 f. 4-7
  • Sundimtarë në mbretërinë frymore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sundimtarë në mbretërinë frymore
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një person i vërtetë, kundërshtar i Perëndisë
  • Përse Satanai u lejua të sundonte?
  • Satanai ka edhe pak kohë!
  • Gëzim nën sundimin e Mbretërisë
  • Një armik i jetës së përhershme
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Satana Djalli
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Satanai
    Zgjohuni!—2013
  • Ji syçelë​—Satanai do që të të gllabërojë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/10 f. 4-7

Sundimtarë në mbretërinë frymore

KUSH sundon mbi botën? A kontrollohet nga ndonjëlloj fuqie mbinjerëzore? Apo ndoshta Perëndia i ka lënë njerëzit t’i dalin zot vetes? Për të gjetur përgjigje për këto pyetje, le të shqyrtojmë së pari një ngjarje të ndodhur gjatë shërbimit tokësor të Jezu Krishtit.

Pak pas pagëzimit të tij, Jezui u tundua nga një krijesë frymore e padukshme, e quajtur Satana Djalli. Duke cituar një nga tundimet, Bibla thotë: «Djalli e çoi [Jezuin] sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre.» (Mateu 4:8) Atëherë, Satanai i tha Jezuit: «Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse m’u dha mua në dorë dhe unë ia jap kujt të dua. Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys më adhuron, do të jetë krejt jotja.»​—Luka 4:6, 7.

Satanai pohoi se kishte autoritet mbi të gjitha mbretëritë, apo qeveritë e kësaj bote. A e mohoi Jezui këtë pohim? Jo. Në fakt, ai e vërtetoi atë në një rast tjetër, kur iu referua Satanait si «princi i kësaj bote».​—Gjoni 14:30.

Sipas Biblës, Satanai është një engjëll i keq me fuqi të madhe. Apostulli i krishterë, Pavli, e lidhi Satanain me ‘frymërat e mbrapshta’ dhe i quajti ato ‘sundues të botës së errësirës së kësaj epoke’. (Efesianëve 6:11, 12) Për më tepër, apostulli Gjon tha se «mbarë bota është nën pushtetin e Satanait». (1. Gjonit 5:19, ECM) Gjithashtu, libri biblik i Zbulesës pohon se Satanai po «mashtron gjithë dheun». (Zbulesa [Apokalipsi] 12:9) Me terma simbolike, Zbulesa e përshkruan, gjithashtu, Satanain si një dragua që i dha sistemit politik të botës «fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh».​—Zbulesa 13:2.

Ngjarjet botërore dëshmojnë, gjithashtu, se ekziston një fuqi e ligë vepruese, e cila i shtyn njerëzit kundër interesave të tyre. Për çfarë arsyeje tjetër qeveritë njerëzore nuk arrijnë të vendosin paqen? Ç’gjë tjetër mund t’i shtyjë popujt të urrejnë e të masakrojnë njëri-tjetrin? E tmerruar nga kasaphana dhe vdjekjet në një luftë civile, një dëshmitare okulare tha: «Nuk e di si mund të ketë ndodhur kjo. Nuk është vetëm urrejtje. Është një frymë e ligë që po i përdor këto qenie njerëzore të shkatërrojnë njëra-tjetrën.»

Një person i vërtetë, kundërshtar i Perëndisë

Sot, shumë veta nuk e besojnë ekzistencën e Satana Djallit. Megjithatë, ai nuk është thjesht parimi i së keqes në njerëzim, siç besojnë disa. Si Bibla, ashtu edhe ngjarjet botërore tregojnë që ai është një person i vërtetë. Për më tepër, Satanai është krejtësisht kundër Perëndisë Jehova. Natyrisht, Satanai nuk është i barabartë me Perëndinë. Pasi Jehovai është Krijuesi i plotfuqishëm, ai është me të drejtë Sundues mbi të gjithë krijimin.​—Zbulesa 4:11.

Perëndia nuk krijoi një krijesë të ligë, një kundërshtar të vetin. Përkundrazi, një engjëll nga «bijtë e Perëndisë» zhvilloi një dëshirë egoiste për të marrë për vete adhurimin që me të drejtë i përkiste Jehovait. (Jobi 38:7; Jakovit 1:14, 15) Kjo dëshirë e çoi atë që të ndërmerrte një kurs rebelimi kundër Perëndisë. Duke u rebeluar, kjo krijesë frymore bëri vetveten Satana (që do të thotë «kundërshtar») dhe Djall (që do të thotë «shpifës»). Duke parë gjithë këtë, mund të pyesësh veten se përse Satanai u lejua të sundonte botën?

Përse Satanai u lejua të sundonte?

A të kujtohet çfarë i tha Satanai Jezuit, në lidhje me sundimin mbi tokën? «Unë do të të jap gjithë pushtetin . . . sepse m’u dha mua.» (Luka 4:6) Ky pohim tregon që Satana Djalli ushtron autoritet vetëm me lejen e Perëndisë. Por, përse Perëndia e toleron Satanain?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje ka të bëjë me ngjarjet në kopshtin e Edenit, në të cilin Satanai filloi karrierën e tij si sundimtar i botës. Atje, Satanai pohoi se Perëndia po sundonte në një mënyrë të keqe, duke u mbajtur diçka të mirë burrit dhe gruas së parë, Adamit dhe Evës. Sipas Satanait, sikur të hanin frutin që Perëndia u kishte ndaluar, ata do të fitonin liri. Adami dhe Eva do të ishin të lirë e të pavarur nga Jehovai. Do të ishin si Perëndia!​—Zanafilla 2:16, 17; 3:1-5.

Duke gënjyer në këtë mënyrë dhe duke nxitur Evën e me anë të saj edhe Adamin, që të thyenin ligjin e Perëndisë, Satanai e vuri çiftin e parë njerëzor nën drejtimin dhe kontrollin e vet. Kështu, Djalli u bë perëndia i tyre, në kundërshtim me Jehovain. Gjithsesi, në vend të lirisë, Adami dhe Eva provuan skllavërinë ndaj Satanait, mëkatit dhe vdekjes.​—Romakëve 6:16; Hebrenjve 2:14, 15.

Në harmoni me drejtësinë e vet të përsosur, Jehovai mund ta kishte ekzekutuar menjëherë Satanain dhe dy ithtarët e tij të rinj. (Ligji i përtërirë 32:4) Megjithatë, në lojë ishte përfshirë një çështje me natyrë morale. Satanai kishte vënë në diskutim drejtësinë e qeverisjes së Jehovait. Me mençurinë e tij, lejoi që të kalonte kohë, në mënyrë që të provohej se pavarësia nga ai sjell shkatërrim. Jehovai i lejoi rebelët të vazhdonin të jetonin për ca kohë, duke u dhënë mundësi Adamit dhe Evës që të kishin pasardhës.​—Zanafilla 3:14-19.

Edhe pse shumë nga pasardhësit e Adamit nuk i janë nënshtruar sundimit të Jehovait, mënyra se si ka vepruar Perëndia me adhuruesit e Tij ka treguar superioritetin e sundimit të tij. Pranimi me të drejtë i autoritetit të Jehovait sjell lumturi dhe siguri të vërtetë. Nga ana tjetër, mjerimi dhe pasiguria kanë qenë rezultatet e sundimit të njeriut nën ndikimin e Satanait. Po, «një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar». (Eklisiastiu [Predikuesi] 8:9) Njerëzit nuk kanë gjetur siguri të vërtetë dhe lumturi të përhershme nën sundimin e njerëzve të tjerë, në këtë botë që dergjet nën fuqinë e Satanait. Megjithatë, ka arsye të forta për të qenë optimistë.

Satanai ka edhe pak kohë!

Ndikimi i Satanait mbi tokën është i përkohshëm. Jehovai nuk do ta lejojë edhe për shumë kohë sundimin satanik! Së shpejti, Satanai do të dalë jashtë loje. Një sundimtar i ri do të marrë kontrollin e tokës, një mbret i drejtë i zgjedhur nga vetë Jehovai. Ky mbret është Jezu Krishti. Në lidhje me uljen e tij mbi fron në qiell, Zbulesa thotë: «Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë [Jehovait] dhe të Krishtit të tij.» (Zbulesa 11:15) Kronologjia biblike, bashkë me përmbushjen e profecive të Shkrimeve, provon se kjo ngjarje ndodhi në vitin 1914.​—Mateu 24:3, 6, 7.

Bibla tregon, gjithashtu, se çfarë ndodhi pak pas kurorëzimit të Jezuit. Ajo thotë: «Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli [Jezu Krishti] dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit [Satana Djallit]; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan, por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell. Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.»​—Zbulesa 12:7-9.

Cili do të ishte rezultati i përjashtimit të Satanait nga qielli? Ata që ishin në qiell mund të gëzonin, por ç’mund të themi për banorët e tokës? «Mjerë ju banorë të tokës e të detit,—thotë Zbulesa 12:12,—sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë.» Në fakt, hedhja e Satanait nga qielli solli mjerim për tokën. Një libër historie pohon: «Katastrofa e madhe e Luftës Katërvjeçare 1914-1918, . . . tregoi se bota Perëndimore nuk mund ta mbronte qytetërimin nga vetë çmenduria e tij apo nga prirja e ligë. Fryma e Perëndimit nuk e ka marrë kurrë me të vërtetë veten nga ai shkatërrim.»​—The Columbia History of the World.

Mjerimet e këtij brezi janë karakterizuar nga shumë më tepër se vetëm një frymë e thyer. Jezui profetizoi: «Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.» (Mateu 24:7, 8; Luka 21:11) Për më tepër, Bibla thotë se «në ditët e fundit» të sistemit të gjërave të Satanait, shumë veta do të jenë «të dashuruar pas vetes, të dashuruar pas parave, . . . të pabindur ndaj prindërve, . . . të mbyllur ndaj çdo marrëveshjeje». Njerëzit do të jenë, gjithashtu, «të dashuruar pas kënaqësive e jo me Perëndinë».​—2. Timoteut 3:1-5, BR.

Luftra, murtaja, mungesë ushqimesh, tërmete dhe një prirje për më keq në vlerat morale, janë të gjitha gjëra që kanë ndodhur në një shkallë të paparë që nga 1914-a, pikërisht siç kishte profetizuar Bibla. Ato tregojnë se armiku i zemëruar i Perëndisë dhe i njerëzve, Satana Djalli, është hedhur prej qiellit dhe tani mund ta shfryjë inatin e tij vetëm mbi tokën. Por Bibla tregon, gjithashtu, se Satanai nuk do të lejohet që të veprojë edhe për shumë kohë. Ai ka vetëm «pak kohë» deri në Harmagedon, kur Perëndia do të shkatërrojë sistemin botëror të kontrolluar nga Satanai.

Ç’do të ndodhë me Satanain? Apostulli Gjon shkroi: «Pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës dhe një zinxhir të madh në dorë. Ai e kapi dragoin, gjarpërin e lashtë, që është djalli dhe Satani dhe e lidhi për një mijë vjet dhe e hodhi atë në humnerë dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të.» (Zbulesa 20:1-3) Çfarë lehtësimi për njerëzimin që vuan!

Gëzim nën sundimin e Mbretërisë

Duke mos e pasur më Satanain nëpër këmbë, Mbretëria e Perëndisë nën Jezu Krishtin do të marrë plotësisht në kontroll punët e njerëzimit. Në vend se të ketë shumë qeveri mbi tokë, vetëm një qeveri qiellore do të mbesë për të sunduar të gjithë planetin. Lufta do të jetë diçka e së shkuarës dhe paqja do të mbizotërojë kudo. Nën sundimin e Mbretërisë së Perëndisë të gjithë do të banojnë së bashku në vëllazëri të dashur.​—Psalmi 72:7, 8; 133:1; Danieli 2:44.

Ç’lloj sundimtari do të jetë Jezui? Kur ishte mbi tokë, ai shfaqi një dashuri të thellë për njerëzit. Me dhembshuri, Jezui ushqeu të uriturit. Shëroi të sëmurët dhe u ktheu shikimin të verbërve, të folurin memecëve, dëgjimin shurdhëve dhe shëndetin sakatëve. Madje, Jezui solli në jetë edhe të vdekurit! (Mateu 15:30-38; Marku 1:34; Luka 7:11-17) Këto mrekulli ishin një hije e gjërave të mrekullueshme që ai do të bëjë si Mbret. Sa bukur do të jetë, kur të kemi një sundimtar të tillë dashamirës!

Bekime të pafundme i presin ata që i nënshtrohen sovranitetit të Jehovait. Shkrimet premtojnë: «Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve; atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi.» (Isaia 35:5, 6) Duke treguar për atë ditë të madhe, apostulli Gjon shkroi: «Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: ‘Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.’»​—Zbulesa 21:3, 4.

Kënaqësia që do të provojmë nga sundimi i Perëndisë Jehova nëpërmjet Birit të tij, Jezu Krishtit, do të tejkalojë me bollëk çdo vuajtje që mund të kemi kaluar në këtë sistem gjërash të sunduar nga Satana Djalli. Në botën e re që ka premtuar Perëndia, njerëzit nuk do të pyesin: «Kush sundon në të vërtetë?» (2. Pjetrit 3:13) Njerëzimi i bindur do të jetë i lumtur dhe i sigurt në sundimet tokësore të Sundimtarëve të dashur në qiell, Jehovait dhe Krishtit. Përse të mos ushqesh shpresën për të qenë midis nënshtetasve të tyre?

[Figura në faqen 7]

Njerëzimi do të jetë i sigurt në pjesën tokësore të Mbretërisë së Perëndisë

[Burimi i figurës në faqen 4]

Foto nga NASA

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo