A sundon Perëndia mbi botën?
ËSHTË e diel paradite. Shumë njerëz ngrihen nga shtrati, vishen, hanë mëngjesin dhe nxitojnë për në kishë. Atje, dëgjojnë predikimin se si Perëndia sundon suprem mbi tokën, me autoritet të padiskutueshëm. U thuhet si ai kujdeset shumë për njerëzit. Flitet, gjithashtu, edhe për Jezu Krishtin. Mund të dëgjojnë edhe se ai është Mbreti i mbretërve, para të cilit çdo gju përkulet me bindje.
Kur mbërrijnë në shtëpi, pasi kanë qenë në kishë, këta njerëz ndezin televizorin dhe shikojnë lajmet. Tani dëgjojnë për zi buke, krime, drogë, varfëri. Shikojnë skena të dhimbshme me sëmundje e vdekje.
E kështu, ndoshta fillojnë e pyesin veten mbi gjërat që dëgjuan në kishë e veçanërisht për çështje që kurrë nuk janë shpjeguar atje. Nëse Perëndia është i dashur dhe i plotfuqishëm, përse ndodhin gjëra të tmerrshme? Ç’të themi për Jezu Krishtin? Është e dukshme se shumë gjunjë nuk përkulen me bindje para tij.
[Figura në faqen 3]
Nëse mbi botën sundon Perëndia, përse ndodhin kaq vuajtje e çrregullime?
[Burimi i figurës në faqen 2]
Kapaku: Foto e NASA-s.